Skolari, drejt përfaqësueses së Brazilit
Luis Felipe Skolari duket pranë rikthimit në Brazil. Vetëm pak muaj pasi mori drejtimin e Çelsit, ai do të udhëtojë drejt vendlindjes: Federata e vendit amerikano-latin kërkon ta emërojë në krye të Kombëtares, në vend të Karlos Dungës. Trajneri aktual i "seleçaos" pritet të largohet nga detyra në fillim të vitit 2009 dhe institucioni që drejton futbollin brazilian synon të emërojë Skolarin, me të cilin në 2002-shin skuadra u shpall kampione e botës. Lajmi u publikua nga "Daily Mirror" dhe "Daily Express", të cilat theksonin se shkarkimi i Dungës është i pashmangshëm, pasi në eliminatoret e Botërorit 2010 përfaqësuesja nuk ka arritur rezultate të kënaqshme. "Dunga cilësohet si një ‘i vdekur që ecën‘, tha një burim pranë Federatës Braziliane. Largimi i tij nga posti i trajnerit është thjesht çështje kohe. Popullariteti i tij ka rënë, jo vetëm mes tifozëve, por edhe në ambientet e federatës. Kësaj radhe, presidenti Rikardo Tekseira do të detyrohet të bëjë zgjedhjen e duhur. Dhe zgjedhja e duhur është padyshim Skolari, që mbetet kandidati kryesor për të qenë trajneri i Brazilit".
Çelsi
Burimi shtoi më tej: "Tashmë, fakti që Skolari nuk ndjehet mirë te Çelsi, nuk është më sekret". Edhe pse trajneri brazilian këmbëngul se dëshiron të qëndrojë në "Stemford Brixh", madje të rinovojë kontratën me klubin, marrëdhëniet e tij me Roman Abramoviç nuk janë nga më të mirat. Premtimet e teknikut për një skuadër që luan nën ritmin "samba", të cilat kishin emocionuar numrin 1 të klubit, janë shkatërruar nga shifrat. Fakti që Skolari është trajneri më pak i suksesshëm në epokën "Abramoviç" është përfolur gjatë në mediat angleze, të cilat nuk e kanë mbështetur asnjëherë pasardhësin e Hoze Murinjos. Çelsi, dikur i pathyeshëm në shtëpi, nuk rezulton të jetë më i tillë: në 13 ndeshje në "Stemford Brixh", kundërshtarët kanë marrë 14 pikë. Vendi i dytë në klasifikim, me një pikë më pak se Liverpuli, ka ardhur mbi të gjitha falë tetë fitoreve jashtë fushe.
Problemet
Sikur të mos mjaftonte, skuadra e Skolarit ka ecuri më të keqe jo vetëm se ato të Murinjos dhe Ranierit, por edhe se ekipi i Avram Grant. Tekniku izraelit nuk pëlqehej në ambientin e klubit, por në fund të sezonit blutë u pozicionuan të dytët në kampionat dhe humbën me penallti finalen e Champions League. Për të përkeqësuar situatën, shërben edhe çështja e merkatos. Çelsi nuk bleu asnjë prej objektivave të verës dhe rrezikon të mos bëjë blerje të mira as në janar, pasi trajnerit i është komunikuar se mungojnë fondet. Madje, sipas "Times", situata në dhomat e zhveshjes është shumë e tensionuar dhe "senatorët" do t‘i kërkojnë shpjegime trajnerit për disa vendime teknike. Një prej tyre është zëvendësimi i mesfushorit Mikael Balak në fillim të pjesës së dytë të sfidës me Uest Hemin (e mbyllur në barazim 1-1). Skolari preferoi të nxirrte nga fusha gjermanin, pavarësisht se Deko, i cili luajti përgjatë gjithë 90-minutëshit, nuk dukej në formën më të mirë. Kjo nuk është hera e parë që skuadra është e pakënaqur me trajnerin, të cilin e akuzojnë se i trajton futbollistët në mënyrë të pabarabartë.