Galiani: Synimi ynë, një vend në Champions
Adriano Galiani duket se ka ndryshuar mendim përsa u përket objektivave sezonalë, që ishin kompromentuar jo pak pas humbjeve me Zyrihun apo barazimit me Barin. “Duam të arrijmë mes tre vendeve të para, - u shpreh ai. – Kjo nuk do të thotë se dëshirojmë të arrijmë të tretët… Kualifikimi në Champions League është thelbësor për një klub si ky i yni. Veç kësaj, duam të shkojmë sa më gjatë në Champions League”, u shpreh administratori kuqezi i pranishëm në dhënien e trofeut “Faketi”. Ndeshja e radhës e Milanit do të jetë transferta e “San Paolos” kundër Napolit. “Është një nga skuadrat më në formë dhe që po bën një ecuri mjaft pozitive”, u shpreh ai. Pas fitoreve me Realin e Madridit dhe me Kievon, për Milanin janë rikthyer elozhet. “Ky është futbolli, çdo ditë dëgjohen mijëra zëra, por e rëndësishme është të mos kondicionohesh”. Galiani konfirmoi gjithashtu se në dhjetor Milani do të marrë sërish Bekhamin.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)