E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani: “Tani Ançeloti duhet të fitosh titullin”



Me afrimin e Filip Senderos, Milani mbylli fushatën e blerjeve dhe entuziazmi në shtëpinë kuqezi është rritur ndjeshëm. Administratori i deleguar Galiani kërkon të karikojë e të motivojë së pari trajnerin e tij, Ançelotin. “Besoj se Karlo duhet të jetë shumë i kënaqur me merkaton, tani është radha e atij të mos dështojë. Duhet të fitojë titullin. Është një mesazh për lundërtarin”. Zëvendësi i Berluskonit e thotë qartë: “Është një skuadër për titull dhe trajneri ynë e di. Kjo nuk do të thot se dhe nuk mund të humbasë, por sigurisht që duhet të luftojë deri në javën e fundit”. Galiani flet edhe për çështjen “Shevçenko”: “Nuk është folur kurrë për një transferim të Kakasë, kështu që tifozët duhet të rinë të qetë, po bëhen dy vjet që e përsërisim të njëjtën gjë. Përsa i përket largimeve, i vetmi që do të lërë skuadrën është Paloski, Borriele nuk lëviz”. Në lidhje me të ardhmen e Masimo Odos, për të cilin ka një ofertë nga ana e Lionit, çështja duket ende e mjegullt. “Ka një ofertë nga ana e francezëve, - pranoi Galiani, - por as ai dhe as klubi nuk ka marrë ende asnjë vendim”. Senderos nuk do të jetë i gatshëm për ditën e parë të kampionatit. “Ka një problem të vogël me shpinën dhe nuk do të jetë i gatshëm vetëm për disa ditë”.

Asnjë polemikë me Murinjon

Galiani mbyll çdo polemikë me Murinjon, i cili kishte thënë se “Shevçenko do të fitojë klasifikimin e golashënuesve të Kupës UEFA”. “I përgjigjem se na shkon mirë. Është një kompeticion që e njohim pak, pasi gjithmonë kemi luajtur në Ligën e kampioneve dhe do të luftojmë për ta fituar”.

Senderos: “Maldini, shembulli im”

Filip Senderos ndihet mjaft i kënaqur që do të jetë pjesë e Milanit: “Është një skuadër së cilës nuk mund t’i thuash jo. Fizikisht jam mirë, të shohim si do të shkojë stërvitja e parë. Titulli? Me Milanin nuk mund të kesh objektiv tjetër. Kam shumë për të mësuar nga Maldini e Nesta”.

ROBINJO

Brenda 48 orëve të ardhshme Robinjo do të jetë një lojtar i Çelsit. Sipas menaxherit të sulmuesit brazilian, Ribeiro, Çelsi e ka ngritur ofertën në 34 milionë euro. Sipas “Mirror”, cikli i Robinjos në Spanjë është mbyllur.

KAKA
“Jam mirë, për pak kohë do të luaj”. Kaka pritet të jetë në fushë nga mesi i shtatorit. Braziliani: “Dua të fitoj Kupën UEFA,. Por objektivi kryesore është titulli. Sheva? Nuk do të jetë një problem që ai të përshtatet me ne”

GJOBA

Gjashtë mijë euro gjobë për Interin dhe 5 mijë për Romën, për shkak te hedhjeve të shisheve gjatë finales së Superkupës së Italisë. Të ndëshkuar janë edhe Kaseti, Pizaro, Vuçiniç (edhe për simulim), Stankoviç e Ibrahimoviç.

27 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›