Gallatasaraj refuzon 4 oferta për Lorik Canën
TIRANË - Emri i mesfushorit të kombëtares shqiptare, Lorik Cana, gjendet gjithmonë në qendër të çdo merkatoje futbollistësh e sigurisht nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe gjatë kësaj merkatoje janari.
Mediat turke kanë zbuluar tre emrat e skuadrave që kanë bërë oferta zyrtare për Lorik Canën, megjithëse klubi turk i ka mohuar.
Lista nis me skuadrat angleze Fulham dhe Aston Villa, që kanë ofruar nga 5 mln stërlina, ndërsa Lazio e Serisë A (Igli Tare është drejtor teknik) ka ofruar 6 milionë euro.
Së fundmi ka dalë në skenë edhe emri i skuadrës tjetër angleze të Wolverhamptonit, por nuk zbulohet nëse ka pasur ofertë konkrete.
Lorik Cana është shprehur se nuk lëviz nga Gallatasaraji, madje ka ndër mend ta respektojë deri në fund kontratën. Gjithashtu edhe trajneri rumun, George Hagi, nuk ka ndërmend ta lëshojë Canën, të paktën për këtë sezon.
(d.b/BalkanWeb)