E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga priti Ahmet Shalën, ambasador i Kosovës në Japoni

Presidentja Atifete Jahjaga priti sot në takim përcjelljes para nisjes në detyrë ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Japoni, Ahmet Shala.

Presidentja Jahjaga foli në takim për marrëdhëniet me Kosovës dhe Japonisë, të cilat janë marrëdhënie të zhvilluara në të gjitha fushat dhe të cilat kanë njohur zgjerim të vazhdueshëm.

Ajo gjithashtu theksoi se Japonia ka dhënë dhe po jep një ndihmë të vazhdueshme për vendin tonë në të gjitha fushat.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›