Klosi: Votuesit mbështesin reformat e socialistëve
02/06/2005 Zëdhënësi i fushatës elektorale të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka komentuar në favor të kësaj partie rezultatet e sondazhit të nxjerrë nga GALLUP dhe lëvizja "Mjaft". Sipas Klosit, Partia Socialiste është e vetëdijëshme se ka shumë punë për të bërë, në një kohë që janë të shumtë njerëzit të besojnë se Shqipëria është zhvilluar. “Berisha më pak se dy javë ka humbur tetë pikë. Sondazhi dëshmon se votuesit e kanë të qartë se është Partia Socialiste që ka ndryshuar Shqipërinë dhe na kanë zgjedhur për ta ndryshuar dhe në të ardhmen. Shqiptarët e mbajnë mend mirë ndryshimin që solli Berisha në pushtet dhe se ndryshimi i tij është një ndryshim i rrezikshëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sondazhi më i rëndësishëm është ai i datës 3 korrik, ku, në saj të punës sonë dhe të kandidatëve tanë, populli shqiptar do të votojë për Partinë Socialiste“. Për socialistët, ky sondazh është më realist sesa sondazhi i nxjerrë dy javë më parë nga NDI, ku PD-ja rezultonte fituese në raport me PS-në. Gjithsesi, për përafqësuesit e PS-së në këto sondazhe, e majta rezulton fituese, gjë e cila vërteton kredibilitetin e qeverisjses aktuale, pavarësisht gabimeve që janë shënuar.