E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama më i votuari për shqiptarët

02/06/2005  Meksi e Topalli marrin vendin e tretë dhe të katërt

Sipas sondazhit të paraqitur nga "Mjaft", Edi Rama mbetet më i votuari prej politikanëve shqiptarë. Ndryshe nga NDI, Rama ndiqet nga Pandeli Majko me 11,2 pikë më pakë. Prej përfaqësuesve të opozitës, Jozefina Topalli ka marrë 3,8 pikë më shumë se kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe 4 pikë më shumë se nënkryetari i PD-së, Bamir Topi. Ndërsa kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ka zbritur në vendin e 12 dhe është kaluar si nga kreu i LSI-së, Ilir Meta dhe nga kreu i republikanëve, Fatmir Mediu. Të votuar nga të intervistuarit kanë rezultuar dhe të rinjtë e afruar në PS dhe në PD. Lulëzim Basha është renditur në vendin e 13, me 1 pikë më pak se Fatos Nano, ndërsa Andis Harasani ka marrë vendin e 17, me 3 pikë më pak se Basha. Genc Pollo, Drtitan Prifti dhe Skënder Gjinushi mbyllin listën e 22 politikanëve që janë votuar prej 1400 të intervistuar e "Mjaft". Gjithashtu, vihet re se Ermelinda Meksi, e PS-së, dhe Jozefina Topalli, e PD-së, kanë marrë një mbështetje të konsiderueshme. Kështu, Meksi është renditur në vendin e katërt në tabelë, ndërsa Topalli në vendin e 5, me 2.2 pikë më pakë se përfaqësuesja e Partisë Socialiste. Të dy politikanet kanë lënë pas kryetarët e partive respektive, si dhe emra të tjerë të politikës shqiptare. Megjithatë, vetëm Meksi e Topalli janë femrat që kanë marrë mbështetje prej të intervistuarve. Megjithatë, pas dy javësh "Mjaft" do të paraqesë rezultatet për 1400 intervista të tjera.

76.4 Edi Rama

65.2 Pandeli Majko

55.4 Rexhep Mejdani

55 Ermelinda Meksi

52.8 Jozefina Topalli

52.7 Alfred Moisiu

49.1 Sali Berisha

48.6 Bamir Topi

44.7 Ilir Meta

43.6 Fatmir Mediu

42.4 Ridvan Bode

41.9 Fatos Nano

40.5 Lulzim Basha

39.1 Genc Ruli

38.8 Ben Blushi

37.4 Dashamir Shehi

37.3 Andis Harasani

36.2 Nikollë Lesi

35.3 Gramoz Ruçi

34.5 Genc Pollo

33.8 Dritan Prifti

31.7 Skënder Gjinushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›