Gallup: Shqiptarët dhe boshnjakët më të eturit në rajon për viza
TIRANË - Shqiptarët dhe boshnjakët e donin më shumë se fqinjët e tyre ballkanas liberalizimin e vizave. Këtë fakt e risjell në vëmendje 'Gallup-Ballkan Monitor', tashmë që procesi i liberalizimit të vizave ka përfunduar dhe vetëm Shqipëria dhe Bosnje-Hercegoviza nuk përfituan ndër vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sondazhi është realizuar nga Gallup me intervista në terren në vitet 2006 dhe 2008. Të dhënat e përpunuara, që janë botuar më 26 korrik 2009 në website e 'Ballkan Monitor' tregojne qarte se boshnjakët jane te paret te pasuar nga shqiptarët që do të donin levizjen e lire ne BE.
Ndërkohë një fakt tjetër interesant është situata e emigrimit, ku edhe këtu renditemi nder të parët. Shqiptarët dhe maqedonasit janë më të predispozuar për të emigruar", thotë sondazhi i Gallup.
Të intervistuarit e motivojne kete me faktin se nuk kan besim se ekonomia e vendit po përmirësohet. 38 për qind mendojnë se po bëhet më mirë, 26 për qind se gjendja është njësoj dhe 35 për qind se gjithçka po shkon më keq.
Arsye tjetër është se shqiptarët kanë numrin më të madh të familjarëve jashtë shtetit si ne Greqi, Itali e Gjermani. Por një gjë duket pozitive, shqiptarët dëshirojnë emigrimin e përkoshëm. Të pyetur nëse do të qendroni në emigrim apo mund të ktheheni, rezulton se 60 për qind e të intervistuarve janë shprehur se dëshirojnë të kthehen sërish.
Në këtë rast Shqipëria renditet e katërta ndërt vendet e rajonit. Boshnjakët dhe malazezës, kanë thënë se nuk duan të kthehemi. Më pas renditen kosovarët dhe të katërt vijnë shqiptarët. Në fund janë serbët dhe kroatët që në këtë sondazh kanë treguar se nuk iu pëlqen emigrimi por edhe në ato raste që janë përgjigjur me Po kanë thënë se do qendrojmë përkohësisht.