Kushner: Pavarësia e Kosovës ka qetësuar Ballkanin
Paris -Ministri i Jashtëm i Francës Bernar Kushner deklaroi me rastin e një vjetorit të pavarësisë së Kosovës, se kjo pavarësi ka kontribuar qetësimin e tensioneve brenda Kosovës dhe në Ballkan. Kushner ka shprehur kënaqësinë me "rrugën e kaluar të shtetit të ri dhe të rajonit" dhe ka shprehur bindjen se Serbia "do të mbajë një qëndrim të përgjegjshëm".