Termet Paqesor. Alarm per cunami ne Alaske

Një tërmet prej 7.2 shkallë të Rihterit ka goditur Oqeanin Paqësor, afër rajonit të ishujve Aleutian të Alaskës. Është lëshuar paralajmërimi për cunami për disa nga zonat bregdetare të Alaskës. Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima apo dëme të rënda materiale. Qendra Gjeologjike amerikane u shpreh se epiqendra e tërmetit ishte 64 kilometra larg ishujve Amukta.