E Diel, 1 Nëntor 2026

Gambia, kapen 2 tonë kokainë të destinuara për në Europë

Zbulimi

Të paktën 2 tonë kokainë, me një vlerë prej 1 miliard dollarësh dhe të destinuara për në tregun europian, janë sekuestruar në Gambia. Përveç kësaj, autoritetet vendase kanë arrestuar një numër të madh trafikantësh dhe kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme parash dhe armësh. Arrestimet e para u kryen nga autoritetet e Gambias dhe më vonë u kërkua ndihma e agjentëve britanikë për të mbledhur prova shkencore. Afrika Perëndimore është bërë prej kohësh një pikë e rëndësishme transiti për trafikun e drogës drejt tregjeve amerikano-latine dhe europiane. Kartelet e drogës po shfrytëzojnë varfërinë e rajonit, sigurinë e dobët dhe sistemet e brishta gjyqësore. Agjentët britanikë të agjencisë kundër krimit të organizuar (ekuivalente me FBI në Amerikë), kontribuuan në zbulimin e kësaj sasie gjigande kokaine të përqendruar brenda një muri fals në një magazinë rreth gjysmë ore larg kryeqytetit të vendit, Banjul. Gjithashtu u gjetën edhe shumë regjistrime kompjuterike. “Jemi shumë të kënaqur për këtë”, deklaroi një investigues për BBC-në.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›