"Gamma", fati i padrejtë i një gjiganti
Fat i zi për një nga markat më të famshme të foto-gazetarisë: sot librat me fotografi do të shkojnë në gjykatë. Brenda tyre gjendet gjithçka që lidhet me fotot, duke filluar nga pamjet e Vietnamit, te portretet e Massudit. Fundi i një shikimi inteligjent dhe të lirë mbi botën
"Duan të ‘vrasin‘ ‘Gamma‘-n". Kjo frazë përsëritet vazhdimisht nga tetëmbëdhjetë fotografët e një prej agjencive më të famshme foto-gazetareske të botës. Emri i saj njihet kudo, ndërsa fotografitë (nga Maji francez në Bejrut, nga Vietnami në Bhopal) janë vlerësuar gjithmonë me çmimin "Nobel" të fotos dhe gjithmonë e kanë impresionuar publikun, duke dokumentuar tragjeditë e botës moderne. Por tani duket se fati i "Gamma"-s do të marrë fund. Shoqëria që administron "Gamma"-n i ka çuar të gjithë librat me fotografi në gjyq, për të vendosur se çdo të bëhet me ta. Megjithatë, cilido të jetë vendimi i gjykatësit, tashmë fati i "Gamma"-s është vendosur. Grupi "Eyedea" preferon t‘u përkushtohet të tre filialeve, në veçanti atij të paparacëve, që është edhe më fitimprurësi i foto-gazetarisë.
E lindur në vitin 1966, "Gamma" ka kontribuar në krijimin dhe formimin e një brezi fotoreporterësh. Së bashku me "Sygma"-n dhe "Sipa"-n (dikur quheshin "tre A") ka bërë që agjencitë franceze të klasifikohen mes më të mirave në botë. Bëhet fjalë për kohëra të tjera, kur përdorej teleksi. Komunikimi ishte i vështirë dhe telekamerat nuk arrinin kudo. Fotografitë e të dërguarve të "Gamma"-s ishin shumë të kërkuara, madje gazetat "ziheshin" me njëra-tjetrën kush të merrte ekskluzivitetin. Në disa raste, një fotografi e bërë nga fotoreporterët e "Gamma"-s mund t‘i tregonte botës një tragjedi shumë herë më mirë se sa një artikull i gjatë. Me kalimin e viteve filluan të spikateshin fotografë të cilët u bënë shumë të famshëm në botën e gazetarisë, si Francoise Demulder, gruaja e parë që mori çmimin më prestigjioz foto-gazetaresk, "World Press Photo".
Tani ajo botë po zhduket dalëngadalë, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë më parë. Në një farë mënyre, këtë zhdukje e ka nxitur edhe kriza ekonomike që ka përfshirë shtypin e shkruar, e cila ka bërë që drejtuesit e gazetave ta shtrëngojnë dorën kur bëhet fjalë për financimin e udhëtimeve të gjata për një reportazh. Një tjetër arsye është edhe revolucioni dixhital, që i ka mënjanuar "tre A"-të përmes fotografëve të agjencive të mëdha të shtypit ("Reuters", "France Press", "Ap"), që dikur shfaqnin vetëm fotografi bardhezi. Sot, falë zhvillimit të teknologjisë, mund të shohim foto nga e gjithë bota në pak minuta, vetëm me një të klikuar.
Gjatë viteve ‘90, "tre A"-të e humbën pavarësinë e tyre dhe njëkohësisht mënyrën e tyre të të bërit foto gazetarie. "Sygma" u ble nga agjencia "Corbis" e Bill Gates, "Sipa" përfundoi në duart e një kompanie farmaceutike, ndërsa "Gamma" i kaloi grupit "Hachette", që më pas ia shiti "Eyedea"-s. Kjo e fundit, edhe pse renditet e treta në listë për sa i përket pasurisë fotografike (pas "Corbis" dhe "Getty Images"), tani rrezikon të mbyllet përgjithmonë.
Raymond Depardon, një prej themeluesve të "Gamma"-s dhe tashmë ortak i kompanisë mitike, "Magnum", nuk është skeptik për agjencinë e tij të vjetër: "Gamma ka falimentuar prej kohësh, që prej viteve ‘90. Që atëherë është shënuar fati i saj. Zhvillimi i sistemit nuk e lejon të qëndrojë në jetë. I duhen investime kolosale për ta rimarrë veten". Sipas Depardon, që mund të konsiderohet si fotoreporteri më i mirë francez në aktivitet, është e lehtë që fotoreporterët të mbijetojnë vetëm si profesionistë të lirë, sepse agjencitë e mëdha ndërkombëtare mund t‘i paguajnë mirë fotografët e tyre. Nëse kjo "diagnozë" është e vërtetë, atëherë fati i "Gamma"-s është vërtet drejt fundit, çfarëdolloj vendimi që të marrë gjykatësi.