Strategjia e Berluskonit: Milan, mjaft më me "pleq"
Nga Monteçitorio, duke biseduar
me Umberto Bosin dhe deputetin
Daniele Maranteli, Silvio Berluskoni
zbuloi strategjitë që do të ndjekë Milani
i tij. Presidenti i kuqezinjve pohoi se
në skuadër do të krijohen më shumë
hapësira për të rinjtë nën 23 vjeç. "Nuk
do të marrim më lojtarë mbi 30 vjeç,
edhe sepse kanë rroga të larta. Do t‘u
besojmë të rinjve të moshës nën 23
vjeç", tha drejtuesi më i lartë i klubit.
Gjithsesi, Berluskoni nuk ka preferuar
të bëjë asnjë koment rreth ofertës së
Çelsit: për të blerë Pirlon, anglezët janë
të gatshëm të paguajnë 12 milionë euro
dhe të kalojnë në "San Siro" 31-vjeçarin
Klaudio Pizarro. Të marra fjalë për fjalë,
deklaratat e tij sugjerojnë se alternativat
Luis Fabiano, Trezege dhe Huntelar për
sulmin nuk shihen si zgjidhje. I menjëhershëm
reagimi i trajnerit Leonardo,
që nga Mynihu deklaroi: "Kontingjentit i
mungojnë disa elementë që të kompletohet.
T‘u besosh talenteve do të thotë
të programosh të ardhmen, por është e
qartë që vetëm të rinjtë nuk mjaftojnë".