Magjistari i fotoshopit
Përdor mausin në vend të penelit. Vendos një rrudhë aty ku lëkura është ende e freskët. Heq vellon me fotoshop dhe zbulon ndryshimin. Saul Zonalari, artisti zviceran 32-vjeçar, nuk është kirurg plastik. Portretet e tij shfaqin atë që të tjerët e fshehin. Saul arrin të depërtojë në fobitë, trurin dhe sytë e çdo njeriu. Me programin fotoshop, Saul bën mrekulli. "Krijesat e mia duket sikur kanë dalë nga pena e Lewis Carrol. Kur spektatorët qëndrojnë para portreteve, këto të fundit i ftojnë ato në një dialog të heshtur emocional". Puna artistike e Saul Zonalarit është ekspozuar dhe më parë në shumë vende të botës. Përmendim këtu Majamin, Nju Jorkun, Londrën, Parisin dhe Milanon. Saul Zonalari është një koleksionist i simboleve intime dhe karikaturave. Zanafilla e artit të Saul është e shkuara, e cila i është bashkuar të tashmes në metodat që artisti përdor dhe zgjedhjes së personazheve. Mes portreteve pafund ka aktorë të famshëm (mes të tjerave edhe Audrey Hepburn), tranvestitë (si Amanda Le Pore), këngëtarë (Madonna, Duran Duran, Miss Kitti) dhe ikona të tjera të kulturës pop. Teknika që ka zgjedhur Saul për punën e tij është fotografia. Por ja si shprehet ai në lidhje me pasionin e tij.
Si ju lindi dëshira për këto lloj portretesh?
Jam marrë me pikturë që kur isha i vogël. Por në 2005-ën zbulova krejt rastësisht programin fotoshop dhe grafikën. Në atë kohë punoja për katalogimin e veprave kulturore të një muzeu në Londër, ndërkohë që po diplomohesha në Filozofi. Restaurim pas restaurimi, foto pas fotoje fillova të mësoja, ta pëlqeja shumë mausin dhe të gjitha programet e ripunimit të portreteve. Që aty nisi një rrugë pa kthim. Fillova të punoja mbi portretet e mia, më pas mbi ato të familjes. Kur e mësova mirë këtë teknikë, iu dedikova fillimisht tranvestitëve, më pas personazheve të famshëm.
Veprat tuaja e ndryshojnë realitetin. Nuk është "ankuar" ndonjëri prej portreteve tuaja?
Gjithmonë. Çdo herë, por të gjithë janë të kënaqur me punët e mia. Të gjithë, përveç atyre që u bëj portrete. Pastaj, me kalimin e kohës mësohen. Në fillim gjithçka është shokuese. Zakonisht tregohem i pashpirt, sepse "e vendos gjithmonë gishtin në plagë", insistoj aty ku njerëzit përpiqen ta mbulojnë. Zbuloj atë që zakonisht fshihet, por gjithmonë kërkoj lejen e atij që vendos t‘i bëj një portret. Për çdo portret përpiqem të bëj maksimumin.
Çfarë mendoni për praninë e fotoshopit në estetikën moderne, revista, kinema, reklama? A ka rrezik të shtrembërohet më tepër nga ç‘është realiteti?
Gjithçka varet nga sasia e përdorimit. Natyrisht që përgjigjja është "Po". Fotoshopi shtrembëron realitetin. Por problemi nuk është ky. Unë i kaloj kufijtë e idealizmit personal të vetvetes dhe rinisë, hapësira ku mbretëron kirurgjia plastike. Puna ime ndryshon krejtësisht nga ajo e një kirurgu. Përpiqem të turbulloj mendimin e bukurisë standarde. Ekzagjeroj gjithçka. Më pëlqen të tregoj distancën mes realitetit dhe shtirjes.
Ku mund të shihen punët tuaja?
Vjet janë shfaqur në Pekin ("F2 Gallery"), Shangai ("1918 ArtSpace"), Hong Kong ("Artbeatus") dhe në Japoni. Tani mund t‘i shihni në faqen time zyrtare të internetit. Gjithashtu do të keni mundësi t‘i shihni në një projekt që po përgatis në Dubai dhe Londër, ku aktualisht po studioj një ekspozitë urbane për në vjeshtë.