E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasanikët e sportit, Tajgër Vuds kryeson me 100 mln USD

Me Tajger Vuds dhe Fil Mikelson, golfi
mbetet sporti i të pasurve. Ky përfundim
del pas klasifi kimit të përvitshëm
të "Sports Illustrated", që ka publikuar
"Top70" të sportistëve më të pasur në
botë, i ndarë në "Top50" për sportin
amerikan dhe "Top20" për pjesën tjetër
të globit. Aty janë përllogaritur të ardhurat
për periudhën 2007-2008, duke
mbledhur rrogat me përfi timet nga e
drejta e imazhit, sponsorizimet, marketingu
e të tjera. I pari në listë konfi rmohet
kampioni i golfi t, Tajger Vuds, me 100
milionë dollarë amerikanë: rroga është
"vetëm" 8 milionë USD. Në vendin e
dytë ndodhet një tjetër golfi st, Fil Mikelson,
me 52.95 milionë dollarë në vit. I
treti (i pari nga futbollistët) është Devid
Bekham, me 45.2 milionë në vit. Dhjetë
vendet e para plotësohen nga LeBron
Xhejms (42.410 milionë), Kimi Raikonen
(40.1), boksieri fi lipinas Meni Pakuiao
(40), Lionel Mesi (39,9), lojtari i bejsbollit
Aleks Rodriguez (39), Fernando Alonso,
Shakill O‘Nill e Valentino Rosi (me 35
milionë dollarë secili).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›