Champions, sulmet e ëndrrave, Real e Barça, të favorizuara
Prej dy edicioneve radhazi,
në gjysmëfi nalet e Champions
League kanë luajtur tri
skuadra angleze. Por, që prej këtij
sezoni situata mund të ndryshojë,
ose ndoshta të mbetet e njëjtë: të
paktën për sa u takon fi tueseve. Në
fakt, kampione në fuqi e Europës
është një skuadër spanjolle dhe ky
superioritet mund të konfi rmohet
edhe në maj 2010, duke vlerësuar
sulmuesit e Barcelonës (me Mesi,
Ibrahimoviç e Henri) dhe Realit të
Madridit (me Kristiano Ronaldon,
Kaka e Benzema). Repartet ofensive
të këtyre dy skuadrave i trembin
të gjitha rivalet, pasi në letër
premtojnë një forcë të jashtëzakonshme.
Skuadrës perfekte të Pep
Guardiolës tashmë i është shtuar
edhe Ibra, karakteristikat teknike
të së cilit përshtaten më së miri
me ato të Mesit. Katalanët kanë
edhe Henri e Bojan Krkiç, që pritet
të konfi rmojë të gjithë kualitetin e
tij. Pa asnjë dyshim blerjet më të
mëdha i ka realizuar Florentino
Perez, i cili synon me çdo kusht
të fi tojë edhe trofeun e dhjetë në
Champions (edhe sepse fi nalja do
të luhet në "Santiago Bernabeu").
Ai riktheu modën e "galaktikëve",
duke blerë brenda pak ditëve Kakanë,
Kristiano Ronaldon dhe Benzemanë.
Problemi? Bashkekzistenca
e këtyre yjeve, të cilëve u shtohen
edhe Raul e Higuain. Ekipet angleze
janë shfaqur më pak aktive
në merkato, megjithatë ato i kushtojnë
rëndësi "thelbit". Mançester
Junajtid bleu Majkëll Ouen, i cili do
të luajë përkrah Runit. Anglezëve u
shtohen edhe disa talente të rinj:
Valencia (23-vjeçari nga Ekuadori,
i blerë nga Uigan) dhe Obertan
(20-vjeçari francez i blerë nga
Bordo), por edhe serbi Tosiç e italiani
Makeda, të cilët luanin edhe
një sezon më parë. Asnjë ndryshim
për Liverpulin, ku Fernando Torres
mbështetet nga Xherard, Kuijt,
Babel e Benajun. Çelsi i Ançelotit
përbëhet nga Drogba, Anelka,
Kalu, Xho Kol, ndërsa pas tyre,
dyshes Balak-Lampard i është
shtuar edhe ylli rus, Juri Zhirkov.
Pretendente tjetër në Ligën e
Kampioneve, duke u bazuar te
forca sulmuese, është edhe Bajerni
i Mynihut: përveç Tonit dhe Kloses,
bavarezët mbështeten edhe te dy
blerjet e reja, Mario Gomez dhe
Oliç. Ndërkohë, Frenk Riberi do të
vazhdojë të jetë "xholi" i trajnerit
Luis Van Gal. Më dobët paraqiten
skuadrat italiane. Interi paraqet
Eto‘o-Milito-Baloteli. Juventusit
të Del Pieros e Trezegesë i shtohen
brazilianët Amauri, Diego e
Melos, ndërsa Milani është ende
në kërkim të një sulmuesi kryesor,
përkrah Patos e Inzagit.
në gjysmëfi nalet e Champions
League kanë luajtur tri
skuadra angleze. Por, që prej këtij
sezoni situata mund të ndryshojë,
ose ndoshta të mbetet e njëjtë: të
paktën për sa u takon fi tueseve. Në
fakt, kampione në fuqi e Europës
është një skuadër spanjolle dhe ky
superioritet mund të konfi rmohet
edhe në maj 2010, duke vlerësuar
sulmuesit e Barcelonës (me Mesi,
Ibrahimoviç e Henri) dhe Realit të
Madridit (me Kristiano Ronaldon,
Kaka e Benzema). Repartet ofensive
të këtyre dy skuadrave i trembin
të gjitha rivalet, pasi në letër
premtojnë një forcë të jashtëzakonshme.
Skuadrës perfekte të Pep
Guardiolës tashmë i është shtuar
edhe Ibra, karakteristikat teknike
të së cilit përshtaten më së miri
me ato të Mesit. Katalanët kanë
edhe Henri e Bojan Krkiç, që pritet
të konfi rmojë të gjithë kualitetin e
tij. Pa asnjë dyshim blerjet më të
mëdha i ka realizuar Florentino
Perez, i cili synon me çdo kusht
të fi tojë edhe trofeun e dhjetë në
Champions (edhe sepse fi nalja do
të luhet në "Santiago Bernabeu").
Ai riktheu modën e "galaktikëve",
duke blerë brenda pak ditëve Kakanë,
Kristiano Ronaldon dhe Benzemanë.
Problemi? Bashkekzistenca
e këtyre yjeve, të cilëve u shtohen
edhe Raul e Higuain. Ekipet angleze
janë shfaqur më pak aktive
në merkato, megjithatë ato i kushtojnë
rëndësi "thelbit". Mançester
Junajtid bleu Majkëll Ouen, i cili do
të luajë përkrah Runit. Anglezëve u
shtohen edhe disa talente të rinj:
Valencia (23-vjeçari nga Ekuadori,
i blerë nga Uigan) dhe Obertan
(20-vjeçari francez i blerë nga
Bordo), por edhe serbi Tosiç e italiani
Makeda, të cilët luanin edhe
një sezon më parë. Asnjë ndryshim
për Liverpulin, ku Fernando Torres
mbështetet nga Xherard, Kuijt,
Babel e Benajun. Çelsi i Ançelotit
përbëhet nga Drogba, Anelka,
Kalu, Xho Kol, ndërsa pas tyre,
dyshes Balak-Lampard i është
shtuar edhe ylli rus, Juri Zhirkov.
Pretendente tjetër në Ligën e
Kampioneve, duke u bazuar te
forca sulmuese, është edhe Bajerni
i Mynihut: përveç Tonit dhe Kloses,
bavarezët mbështeten edhe te dy
blerjet e reja, Mario Gomez dhe
Oliç. Ndërkohë, Frenk Riberi do të
vazhdojë të jetë "xholi" i trajnerit
Luis Van Gal. Më dobët paraqiten
skuadrat italiane. Interi paraqet
Eto‘o-Milito-Baloteli. Juventusit
të Del Pieros e Trezegesë i shtohen
brazilianët Amauri, Diego e
Melos, ndërsa Milani është ende
në kërkim të një sulmuesi kryesor,
përkrah Patos e Inzagit.