E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prezantohet Eto‘o: Flas në fushë, nuk puth fanella

Shumë dëshirë për të fi lluar aventurën
e re tek Interi dhe për të punuar "nën
urdhrat" e Murinjos. Samuel Eto‘o u
prezantua përpara tifozëve interistë dhe
ka sqaruar ndryshimin ndërmjet tij dhe
Ibrahimoviç, që vetëm pak orë më parë
puthte fanellën e Barçës. "Dua të fi toj
besimin e tifozëve duke punuar shumë
dhe jo nëpërmjet gjesteve të tilla. Ibrës i
uroj sa më shumë fat dhe nëse dëshiron
ta puthë fanellën, mund ta bëjë". Eto‘o
flet edhe për ish-skuadrën e tij: "Te
Barcelona kam përjetuar një periudhë
të jashtëzakonshme". Përkrah sulmuesit,
në konferencën për shtyp ndodhej
edhe Murinjo, për të cilin 28-vjeçari tha:
"Ndihem krenar që do të luaj për një
trajner si Hoze". Pas deklaratave, dje
Samuel Eto‘o u prezantua në "Apiano
Xhentile", ku veshi për herë të parë
fanellën zikaltër të Interit, me numrin 9.
Me premtimin "Kam ardhur të shkruaj
historinë e klubit", lojtari kamerunas
ka zhvilluar stërvitjen e parë nën sytë
e teknikut Murinjo dhe të afro një mijë
tifozëve të pranishëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›