E Diel, 1 Nëntor 2026

Gana - Beogradit: Kosovën nuk e njohëm vetëm ne

Ministri i Punëve të Jashtme i Ganës, Mohamed Mumuni ka shtruar sot pyetjen pse Serbia ka larguar ambasadorin e saj nga Beogradi, por jo edhe ambasadorët e vendeve të tjera të cilat gjithashtu e kanë njohur Kosovën si shtet, raporton gazeta Blic.

Marrëdhëniet diplomatike të Serbisë dhe Ganës kanë shënuar “grusht të rëndë” meqë ai vend i Afrikës perëndimore ka njohur Kosovën, ndërsa Beogradi ka kërkuar nga ambasadori i Ganës Semjuel Valis –Akijanu të braktisë Serbinë, shkruajnë sot mediat në Ganë.

Në Ministrinë e punëve të jashtme të Serbisë sot nuk dëshiruan të komentojnë këtë, ndërsa konfirmimin e informatës është vështirë të marrim as në ambasadën e Ganës në Beograd.

Mediat më të fuqishme, shtetërore dhe ato private në Gana sot janë marrë me “konfliktin diplomatik “ të Serbisë dhe Ganës. Ato transmetojnë deklaratën e ministrit të punëve të jashtme Alhadija Mohamed Mumuni se Gana do të mbyllë misioni e vete diplomatik në Beograd, raportojnë mediat serbe.

Qeveria e Ganës para një muaji ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›