Avokati i popullit: U përdor dhunë ndaj policëve të Serbisë

"Policia nuk ka pasur nevojë të përdorë dhunë sepse nuk ka pasur rezistencë nga pala tjetër”, citon Blic të ketë thënë Kurteshi.
Në këtë deklaratë me gjasë është bazuar një ekip i mjekëve të Graçanicës që i ka dërguar një letër shefit të EULEX-it, duke i kërkuar leje për të vizituar të arrestuarit që po mbahen në burgun e Gjilanit.
Pjesëtarët e MUP-it serb, janë arrestuar si të dyshuar se kanë vepruar kundër interesit juridik të Kosovës. Atyre u janë gjetur uniforma të Policisë serbe e distiktive të MUP-it serb. Në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar armë të ndryshme dhe gjësende të tjera.
Si është e ditur gjykatësja e EULEX-it, Mariola Pasnik i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për pesë nga gjashtë pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme serbe të arrestuar në rajonin e Gjilanit.