Fergi: Kupën e fiton një amerikanojugore
Parashikimi
Trajneri i Mançester Junajdit, Sër Aleks Ferguson, mbetet i bindur se në Kupën e Botës 2010 do të triumfojë një skuadër nga Amerika Jugore. Ai nuk e ka ndryshuar mendimin e tij edhe tashmë që ka përfunduar faza e grupeve. “E kisha parashikuar që një skuadër amerikanojugore do të fitojë. Për mua, Brazili është favorit. Gjithashtu kam theksuar se Paraguai ishte një skuadër e rrezikshme”, tha Fergi. “Argjentina ka treguar qëndrueshmëri, por Brazili nuk e humbet magjinë. Anglia? Avantazhi i tyre është se Gjermania ka një skuadër të re në moshë”.
#