Anglia, Kapelo në ankth për penalltitë
Shqetësimi
Përpara sfidës në 1/8-at me Gjermaninë, Fabio Kapelo nuk është aspak i qetë. Ankthi nuk vjen nga emri i kundërshtarit, apo prej taktikave dhe strategjive që do të përdoren në 90-minutëshin e nesërm. Trajneri i “Tre Luanëve” shqetësohet më së shumti nga ekzekutimi i penalltive. Historia tregon se anglezët dështojnë gjithmonë nga pika e bardhë, të paktën gjatë 20 viteve të fundit. Prej vitit 1990 e deri më sot, ata janë eliminuar pesë herë me penallti: tri herë në Kupën e Botës (1990, 1998 dhe 2006) dhe në dy raste në Europian (1996 dhe 2004).
#