Gandi: Zëri i butë kundër dhunës
Ka sjellë një përmbledhje të jetës së Mahatma Gandit, politikanit indian dhe liderit shpirtëror të vendit të tij. Ilir Hashorva, autor i "Gandit", e shpjegon vetë arsyen se përse iu vu punës për të shkruar këtë libër. Impulsi i parë erdhi teksa lexonte për herë të parë librin autobiografik të Gandit "Tregimi i eksperimenteve të mia me të vërtetën, një autobiografi"... U mahnit. Gandi ishte shumë ndikues për të, ishte i jashtëzakonshëm, i pakrahasueshëm me asnjë tjetër: i moralshëm në pafundësi, aktiv, burrëror, i mençur, i urtë, shërbyes, i këndshëm, naiv, i përvuajtur. Por "Gandin" e shkroi gjithashtu edhe për shqiptarët, duke u përpjekur të vinte në dukje ato cilësi të këtij personaliteti për të cilat shoqëria shqiptare ka më shumë nevojë. E për t‘ua bërë të njohur Gandin shqiptarëve, e ka nisur nga jeta që është pjesa e parë e vëllimit, e dyta përmban filozofinë e tij dhe e treta përmban ese, komente e analiza për Gandin dhe gandizmin. Ka edhe një arsye të tretë në të vërtetë për të cilën e shkroi këtë libër, një homazh për Gandin. Sipas Hashorvës, Gandi ka hyrë kudo në botë, në Shqipërinë tonë jo. "Desha përmes këtij libri, që ai të hynte edhe te ne dhe, jo vetëm të hynte, por edhe të qëndronte; jo vetëm, të qëndronte, por edhe mundësisht sadopak të na ndryshonte", shkruan në parathënien e këtij libri vetë autori.
Gandi arriti të nxirrte nga njerëzit më të mirën që kishin dhe të krijonte nga njerëz të zakonshëm, njerëz të jashtëzakonshëm. Mësimet e Gandit u bënë frymëzuese për shumë individë në botë, të cilët u bënë udhëheqës të lëvizjeve pa dhunë për drejtësi shoqërore në vendet e tyre. Shumë prej tyre janë laureatë të çmimit "Nobel" për Paqe, të cilin edhe vetë Gandi e ka fituar. Gandi ishte udhëheqës shoqëror, politik që e çoi Indinë drejt pavarësisë. Për indianët ai ishte më shumë se aq, ishte një udhëheqës shpirtëror, i krahasuar vetëm me themeluesit e feve. Ai udhëhoqi çlirimin e Indisë, frymëzoi Lëvizjen Amerikane për të Drejtat e Njeriut, frymëzoi çlirimin pa dhunë të kontinentit afrikan, u nderua dhe u respektua kudo në botë. Për studiuesin dhe biografin e Gandit, Luis Fisherin, ai ishte "ndoshta figura më e madhe e nëntëmbëdhjetë shekujve të fundit. Shkrimtari i njohur indiano-britanik, Salman Rushdi, e karakterizon Gandin si "një personalitet shumë interesant, nga më kompleksët dhe nga më kontradiktorët e shekullit". Është vërtet e rrallë të gjenden te një person njëherësh edhe shpirti më rebel, më i panënshtrueshëm e më i pakonformueshëm, edhe shpirti më i përulur, më i dhembshur e më i butë; edhe luftëtari më i papërkulur, edhe paqekrijuesi më i madh. Thoshte atë që mendonte dhe bënte atë që thoshte. Sinqeriteti i tij gati fëminor, në mënyrë paradoksale ishte ndër armët e tij më të fuqishme. Me çiltërsi, me vërtetësi e më përulësi fitonte besimin e popullit dhe me atë besim triumfonte mbi të gjithë. Gandi nuk lindi dhe as nuk u ndihmua të bëhej ai që ishte. Ai mendonte se për të ndryshuar botën duhej së pari të ndryshoje veten ndaj thoshte: "duhet të bëhemi ndryshimi që duam të shohim". Politikën nuk e pa kurrë si mjet përfitimi. U bë pjesë e saj në një kohë që ishte financiarisht i pasur dhe doli prej saj qëllimisht i varfër. Ai përcolli ide dhe praktika të reja, më të shumtën e herëve të kundërta me idetë dhe praktikat tradicionale. Në kundërshtim me metodat e njohura të luftës me ushtri të armatosur gjer në dhëmbë, ai ngriti ushtrinë e paqes, të moralit, ushtrinë e së vërtetës e të dashurisë. "Në një mënyrë më të butë mund të trondisësh botën", tha ai. Jeta, veprimtaria dhe filozofia e Gandit rrjedhin të gjitha nga parimi i tij themelor: "i devotshmërisë ndaj së vërtetës dhe i ndjekjes së saj me çdo kusht". E vërteta u bë për të parim dhe parimi u bë fe. Gandi jetoi dhe luftoi në një periudhë kur konfliktet botërore dhe shoqërore patën një acarim dhe një vrazhdësi të theksuar, kur skllavëria ligjore ishte zhdukur nga shumë vende por skllavëria reale, dallimi racial dhe etnik ishte ende i ashpër dhe poshtërues. Ai jetoi dhe luftoi kur u zhvilluan dy luftëra të përbotshme, kur ideologjitë e urrejtjes dhe të dhunës ishin në fuqi në Gjermaninë naziste, në Bashkimin Sovjetik komunist. Gandi jetoi dhe luftoi në një kohë kur drejtuesve të shteteve u atribuoheshin cilësitë dhe vetitë e perëndive, me të cilat ata abuzonin në mënyrën më çnjerëzore. Përcolli idetë e tij në një kohë kur militarizmi, agresiviteti dhe pushtimi japonez kërcënonin gjithë Azinë, kur nazizmi gjerman kërcënonte gjithë Europën... Jetoi dhe luftoi në Indi, duke predikuar vllazërimin e duke pasur si ushtri një armatë të madhe civilësh të paarmatosur, të zbathur, e të zhveshur, shumica analfabetë, e të paushqyer. Sot, kush e sheh Gandin në retrospektivë, përpjekjet e tij i duken edhe më fisnike, edhe më të guximshme, edhe më të pabesueshme. Mohandas Karamchand Gandhi lindi në Indi, më 2 tetor në vitin 1869. Ishte politikan, udhërrëfyes shpirtëror i vendit të tij, ku edhe u thërrit me emrin Mahatma ("shpirt i madh"). Gandi ishte pionier i teorive të "satiagrahës", rezistencës ndaj shtypjes përmes mosbindjes civile në masë që e çoi Indinë drejt pavarësisë. Nëpërmjet saj, ai ndërgjegjësoi dhe ngriti indianin e shtypur dhe kokulur, nxori nga skutat e errëta gruan e nënshtruar dhe të prapambetur indiane dhe me to dërrmoi bazat e pushtuesit, bazat e kolonializmit dhe i dha qytetërimit një model të ri të zgjidhjes së konflikteve. Më 30 janar të vitit 1948, në Nju Dehli, ndërsa po dilte në oborr për lutjen e zakonshme të orës 17, i shoqëruar nga stërmbesat e tij Aba e Manu, Gandi u vra me tre të shtëna pistolete nga Nathuram Godse, një fanatik indian që ka lidhje edhe me grupin ekstremist Mahasabha. Para se të qëllonte, Godse u përul në shenjë nderimi përpara Gandit dhe pas vrasjes mundohet të humbasë me turmën për t‘u arratisur; megjithatë forcat e rendit arrijnë ta ndalin. Në janar të vitit 1949 nis procesi kundrejt tij, i cili përfundon më 8 nëntor të të njëjtit vit, duke u dënuar me vdekje, pavarësisht kundërshtimeve të mbështetësve të Gandit.