E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muri i Berlinit dhe mësimet për globalizmin

Edhe për ata që kishin pasur besim në fi toren e Perën-dimit ndaj Lindjes, gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, rë-nia e Murit të Berlinit ishte një akt thuajse aksidental. Kur 200 mijë gjermano-lindorët, duke përfituar nga hapja e kufirit të Hungarisë me Austrinë, u dyn-dën drejt Perëndimit të shumë ëndërruar, qeveritë e Berlinit dhe Budapestit vendosën menjëherë të ndryshonin rregullat e lëvizjes së lirë që i kishin "burgosur" deri atëherë popullsitë e bllokut komunist. Por kur këto ndry-shime u njoftuan në televizor, berlinezët tashmë ishin jashtë vendit, në anën e përtej Murit. Rojet e kufi rit, që vetëm një javë më parë do të kishin qëlluar mbi këdo që do të guxonte të kalonte në mënyrë të paligjshme, kishin ulur armët dhe kishin heshtur përballë fl uksit të jashtëzakon-shëm të turmave të njerëzve që nuk reshtnin së lëni pas kufi rin hungarez. Dalëngadalë barriera që kishte mbajtur të ndara dy botë nisi të shkrihej e zhdukej. Kancelari i Gjermanisë Perëndimore, Helmut Khol, ishte aq i papërgatitur për këtë ngjarje, sa në ato orë vendimtare për të gjithë Europën ndodhej në një vizitë jashtë vendit.

Shkatërrimi i "Perdes së Hek-urt" më 9 nëntor të 20 viteve më parë vazhdon të mbetet edhe sot momenti më i rëndësishëm i jetës për shumë njerëz në mbarë Europën. Ai u dha lirinë miliona njerëzve dhe i dha fund një epoke të rrezikshme konfl ikti, që e kër-cënoi botën për vite me radhë me rrezikun e asgjësimit bërthamor. Por për shumë njerëz, politikanë, apo njerëz të zakonshëm, Muri i Berlinit është një simbol i asaj që u arrit, u fi tua dhe asaj për të cilën ia vlen të luftohet ende.

Dy dhjetëvjeçarët që kemi lënë pas, kanë parë zhvillimin ekonomik të jetë më i shpejtë dhe më i dukshëm se ai politik, pra liritë politike. Bisedat e 20 viteve më parë përmes një bote të re e të paqtë nuk bëhen më. Ndarjet e reja që kanë dalë në pah kanë të bëjnë me nacionalizmin, fenë apo edhe thjesht "frikën nga tjetri". Në vend që të përfi tonin nga ndryshimi për të qeverisur me demokraci, një pjesë e mirë e vendeve arabe dhe Kina kanë ushqyer reagime shtypëse dhe autoritare. Nga ana tjetër, "glo-balizmi", termi që nënkupton lëvizjen e lirë të mallrave, kapi-talit, njerëzve në të gjithë globin, është shndërruar në parimin qeverisës të tregtisë. Kjo nuk do të thotë se ai është i pranuar në mënyrë universale. Kështu, berli-nezët e Lindjes që nxituan në ras-tin më të parë drejt Perëndimit, nuk po iknin vetëm nga realiteti i la njerëzit ta kalonin kufi rin pa asnjë lloj ndërhyrjeje, por nga ana tjetër Bashkimi Sovjetik u shkatërrua në radhë të parë për shkak të ekonomisë dhe inefi-cencës së saj për të prodhuar të mira materiale për popullsinë. Muri i Berlinit dhe shembja e tij ishin edhe një nxitje e jashtëzakonshme për një botë më të integruar. Pa këtë ngjarje dhe pa këtë shembull, shumë gjigandë ekonomikë të sotëm, si Kina, In-dia apo Brazili, do të kishin avan-cuar në mënyrë më të ngadaltë në hapjen e tyre. Kjo është edhe një nga vlerat dytësore të Murit, edhe pse shumë të rëndësishme. Ng-jarja e 20 viteve më parë jo vetëm ndryshoi jetën e rreth 500 milionë njerëzve që ishin zhytur për dh-jetëvjeçarë me radhë në varfëri, por ndihmoi në formëzimin e situatave të tjera në botë. Liritë politike janë të lidhura me ato ekonomike, pavarësisht se Kina përpiqet të provojë të kundërtën me shembullin e saj. Herët ose vonë gjithë ata të rinj kinezë që janë të obsesionuar pas internetit dhe asaj çka ndodh në botë, do t‘i thonë "mjaft" regjimit të tyre dhe do të kërkojnë ndryshimin. Kjo është vetëm çështje kohe. Në këtë vend, ndryshimet mund të ndodhin edhe më shpejt nga sa ndodhën në Europën Lindore në vitin 1989. Ai ishte një shembull që edhe ngrehinat më të fortifi -kuara dhe të pathyeshme mund të depërtohen e të çahen. Para 20 vitesh ata që u rrëzuan ishin Honecker i Gjermanisë Lindore dhe Çaushesku, ndërsa nesër mund të jetë radha e Kajros, Ahmadinexhadit apo Mugabesë. Ata që mendojnë se liritë politike nuk ndikojnë në liritë ekonomike, e kanë gabim. Politikanët kanë lig-jet në dorë dhe përmes tyre mund të vendosin në ngadalësimin e zhvillimit ekonomik në një vend. Ndaj këtij rregulli nuk shpëton as kapitalizmi. Edhe ai është një regjim që mbështet një treg të lirë e përjeton periudha bumi, krize, kaosi apo shpërthimesh. Për këtë duhet sërish forca e ndryshimit, një ndryshim në struktura dhe në themel, që nis nga përmirësimi i të drejtave të njeriut e deri te hartimi i politikave më të drejta të punësimit. Por nga ana tjetër duhen mbrojtur edhe ato përfi time që u sollën të gjithëve lirinë dhe frymëmarrjen e re të vitit 1989.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›