Reshjet, probleme në aksin rrugor
Reshjet e shiut, që kanë përfshirë gati gjithë territorin e vendit, kanë krijuar probleme serioze për qarkullimin rrugor. Kështu, dje në mëngjes, aksi Milot-Malësi e Madhe ka qenë gati plotësisht i bllokuar nga shiu i dendur. Rruga është bllokuar në afërsi të Vinjollës, duke sjellë izolimin e shtatë fshatrave, si dhe bllokimin e disa mjeteve që udhëtonin në këto anë. Situata ka qenë problematike edhe në segmentet e tjera veriore dhe veriperëndimore të vendit.