Kartat e identitetit, te domosdoshme per marrjen e sherbimeve shteterore
Me një urdhër të posaçëm, Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Viktor Gumi ka kushtëzuar vazhdimin e marrjes së përfitimeve apo shërbimeve bazë shtetërore me pajisjen e shtetasve me pasaportë apo kartë identiteti
Tani çdo kryefamiljar së bashku me anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, të cilët aplikojnë për të përfituar ndihmë ekonomike gjatë muajit qershor 2009 dhe nuk posedojnë pasaportë, duhet të paraqesin fotokopjen e kartës së identitetit pranë administratorëve shoqërorë të seksionit të ndihmës ekonomike dhe shërbimeve shoqërore në bashkinë ose komunën ku kanë vendbanimin. Ky është urdhri më i ri i dal nga ministria e Punës dhe i bërë i ditur nga vetë Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Viktor Gumi. Sipas ministrit Gumi, ky urdhër bëhet me qëllim nxitjen dhe përshpejtimin e procesit të pajisjes së shtetasve shqiptarë me Karta Identiteti, si dhe bazuar në Kushtetutën e Republikës, Ligjin “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave “Për pajisjen për herë të parë me letërnjoftime të shtetasve shqiptarë dhe për përcaktimin e afateve e të masave shtrënguese për ata që nuk aplikojnë brenda këtyre afateve”. Po ashtu jashtë këtij urdhri nuk kanë mbetur personat me aftësi të kufizuara që nuk posedojnë pasaportë, për të përfituar pagesën e aftësisë së kufizuar gjatë muajit qershor 2009, duhet të paraqesin fotokopjen e kartës së identitetit pranë administratorëve shoqërorë të seksionit të ndihmës ekonomike dhe shërbimeve shoqërore në bashkinë dhe komunën ku kanë vendbanimin. Gjithashtu edhe personat që përfitojnë pagesë papunësie dhe që nuk posedojnë pasaportë, për ta përfituar pagesën duhet të depozitojnë pranë zyrave rajonale dhe vendore të punësimit fotokopjen e kartës së identitetit. ka nxjerrë Urdhrin, sipas të cilit. Ky urdhër u është bërë me dije të gjitha strukturave në nivel qendror dhe rajonal të Shërbimit Social Shtetëror, Shërbimit Kombëtar të Punësimit si dhe çdo njësie vendore, duke kërkuar prej tyre zbatimin korrekt të tij. Inspektorët rajonalë janë udhëzuar të ndjekin zbatimin e urdhrit dhe të raportojnë në mënyrë periodike pranë Kabinetit të Ministrit të Punës, mbi numrin e personave që kanë aplikuar për karta identiteti, të cilët janë përfitues nga mbështetja me të ardhura nëpërmjet skemës së ndihmës ekonomike, pagesës së aftësisë së kufizuar dhe pagesës së papunësisë.
...