Ganso në pritje të Milanit

Mesfushori brazilian i Santosit, Paulo Henrique Ganso, është i interesuar të transferohet në radhët e Milanit dhe nuk mendon për ofertat e tjera.
Këtë e ka bërë të ditur agjenti i futbollistit Dario Paolillo. 21-vjeçari Ganso po kërkohet nga ekipi francez Paris SG si dhe ai rus Anzhi. "Ne nuk jemi të interesuar për Parisin. Ganso dëshiron të luajë në Itali dhe kjo për Milanin", ka thënë Paolillo