E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uruguaj përballë Perusë për Kupën e Amerikës

Sot luhet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Amerikës mes Uruguajt dhe Perusë. Kombëtëtarja çeleste ka deklaruar se nuk ka ndërmend që të ndryshojë stilin e të luajturit dhe do të vazhdojë me të njëjtin stil loje, që ka përdorur deri tani edhe në ndeshjen ndaj Perusë, e cila mund t`i japë kalimin në finalen e madhe të 27 korrikut në Monumental.

Oskar Tabarez ka thënë në konferencë shtypi se e konsideron Perunë si një skuadër të fortë dhe ka thënë se do të vazhdojë me të njëjtën strategji si ka bërë edhe tani në kompeticionin më të rëndësishëm të Amerikës Latine.

“Ne nuk besojmë se jemi superior ndaj Perusë, ne kemi ndërmend që ta limitizojmë lojën e saj, siç kemi bërë edhe në ndeshje të tjera dhe do të mundohemi të krijojmë situata për të shënuar që për fat të mirë i kemi krijuar në të gjitha ndeshjet e mëparshme” ka thënë trajneri Tabarez.

Uruguaj është kualifikuar për në gjysmëfinale pas fitores me penallti ndaj Argjentinës.

Diego Forlan, sulmuesi i Uruguajit i cili nuk ka shënuar ende në Kupën e Amerikës, theksoi në konferencën për shtyp para gjysmëfinales së sotme ndaj Perusë se do të ishte i lumtur nëse nuk do të shënonte asnjë gol në këmbim të fitores së titullit nga kombëtarja e tij. "Nuk ka rëndësi paraqitja ime individuale. Rëndësi ka që Uruguaji është në gjysmëfinale dhe duhet të bëjmë një ndeshje të mirë për të shkuar në finale. Peruja është një ekip që luan gjithmonë bukur", u shpreh sulmuesi i Atletico Madrid.

Përsa i përket eliminimit të dy ekipeve më të mëdha amerikano-latine nga kompeticioni, Brazilit dhe Argjentinës, Forlan deklaroi se ishte një surprizë për të gjithë, por nuk duhet harruar humbja me 11-metërsha. Uruguaj do të luajë në këtë ndehsje gjysmëfinale pa dy yjet e skuadrës Edison Kavani dhe Mauricio Viktorino të cilët janë të dëmtuar. Peruja dhe Uruguaj kanë barazuar një me një në ndeshjen e grupit C. Fitueis i kësaj gjysmëfinaleje do të përballet në finalen e së dileës me fituesen e ciftit Paraguaj-Venezuelë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›