Peruja optimiste për ndeshjen me Uruguajin

Kombëtraja Peruane është dukur optimiste në vigjilje të ndeshjes gjysmëfianle të Kupës së Amerikës përballë Uruguajit. E elektrizuar nga fitorja ndaj Kolumbisë në fazën çerekfinale, shumë prej lojtarëve tregojnë se e besonin që mund të arrinin deri këtu. “Nëse kemi arritur deri në gjysmëfinale, nuk besoj se ka ndonjë gjë të gabuar që të ëndërrojmë edhe për finalen.
Nëse do të vazhdojmë të luajmë siç kemi bërë deri tani besoj se mund të shkojmë në finale ka thënë Adan Balbin”, u shpreh ai. Gjithsesi Balbin ka thënë se skuadar është me këmbë në tokë dhe se Peruja është gati për ndeshjen e sotme: Duhet të vazhdojmë të punojmë siç kemi bërë në katër ndeshjet e zhvilluara deri tani. Duhet të jemi të përqëndruar sidomos taktikisht ashtu si na ka porositur trajneri Markarian dhe nëse i realizojmë këto udhëzime do të shkojmë në finale. Renzo Rebodero ka thënë se skuadra po përgatitet për një surprizë gajët ndeshjes.
“Në këtë pikë që është Kupa e Amerikës shumë gjëra mund të ndryshojnë. Mund të kemi probleme, përjashtime me karton të kuq ,por ne po e përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. E dime që kemi një kundërshtar të fortë”, përfundon futbollisti. Karlos Lobaton autori i golit të parë bën të ditur se skuadra e ka të qarët atë, që duhet të bëjë.
“Ajo që duam të bëjmë ëshët ta fitojmë takimin në fushën e lojës”, u shpreh ai. Të henën trajenri Sergio Markarian nuk ka folur për mediat por më herët ai kishte thënë se skuadra ka nevojë që të adaptojë një stil të disiplinuar dhe efikas gjatë ndeshjes gjysmëfinale. Peruja e ka fituar dy herë Kupën e Amerikës.