Josip Kuzhe: Së pari Xheko e pastaj Messi

Josip Kuzhe është përgjigjur me një batutë, ku është pyetur në lidhje me mbulimin që mund t′i bëjë Shqipëria sulmuesit argjentinas, Lionel Messit.
Ai ka qeshur, i vetëdijshëm për misionin e vështirë dhe deklaroi: "Më lini të mendoj njëherë për Xhekon", tha kroati.
"Messi është një lojtar shumë i mirë, por është e vështirë ta neutralizosh edhe kur i vendos dy futbollistë. Për fat të keq, në kombëtaren e Argjentinës nuk është vetëm ai dhe do na duhen më shumë lojtarë në fushë. Vangjeli ndali Ronaldon pse jo edhe Messin", përfundoi më tej Josip Kuzhe.