Gara, fytyrë e re për Zonën E
Në një konkurs ndërkombëtar të zhvilluar dje, u paraqitën tri propozime për fytyrën e re të Zonës E në Tiranë, në funksion të planit të ri rregullues të qytetit. Pjesëmarrësit në konkurs ishin: "BLK Architects", "Design International", si dhe "Favre & Guth". Konkursi u gjykua nga një juri ndërkombëtare dhe ideja fituese do të shpallet në një takim të dytë. Zona prioritare E ka një sipërfaqe prej 206000 m². Ajo shtrihet në pjesën veriperëndimore të qytetit, përgjatë Rrugës së Durrësit. Sipas planit rregullues ekzistues, në limitet e Zonës E kalon unaza e jashtme e qytetit dhe aksi kryesor i hyrjes në Tiranë (Rruga e Durrësit); në perëndim të zonës ndodhet mbikalimi i Kamzës, ndërsa në kufirin jugor, kryqëzimi në nivel i Unazës së Madhe me Rrugën e Durrësit. Afërsia e saj me akset e rëndësishme të transportit e bëjnë mjaft të rëndësishme në zhvillimin e ardhshëm të qytetit dhe si nyje të fuqishme transporti, veçanërisht në rastin e implementimit të skemës së transportit multimodal. Ndërsa hekurudha në veri të zonës konsiderohet një potencial që do mund të zhvillohet paralel me projektin fitues.
Pushteti vendor synon krijimin e një "rajoni" të ri, bazuar te një plan urban zhvillimi sipas standardeve evropiane. Element kyç i krijimit të një zone urbane tepër energjike është përqasja e rrugës, si hapësirë publike; distanca të shkurtra dhe një numër i gjerë shërbimesh të ndryshme që do ta kthenin këtë "rajon" në një qendër tepër atraktive, duke garantuar ngjyrime të ndryshme të jetës së përditshme.
Një rëndësi e veçantë i është kushtuar krijimit të një bulevardi tip "Avenue" në Rrugën e Durrësit, si dhe një zone të pasur me funksione publike, minilulishte, fusha sporti, objekte sociale etj. Por pa harruar rritjen e rolit të këmbësorit dhe krijimit të një parkimi publik. Elementë të tjerë që duhen konsideruar në këtë plan të ri rregullues janë edhe përdorimi ekonomik dhe inteligjent i tokës së lirë, ulja e përdorimit të makinave. Integrimi sa më i mirë i Unazës dhe Rrugës së Durrësit, duke propozuar zgjidhje që riunifikojnë zonën. "Ndërhyrjet urbane në këtë zonë duhet të kenë në konsideratë të veçantë impaktin ambiental në zonë. Gjithashtu, zhvilluesit privatë që do të veprojnë në këtë zonë duhet të kontribuojnë në zhvillimin e zonës në përgjithësi", shprehen përfaqësuesit e Bashkisë së Tiranës.
Si rrjedhojë e trafikut të dendur, në të dy këto akse, kërkohet që të ketë rrugë shërbimi. Në pjesën juglindore të zonës duhet të merret në konsideratë vendndodhja e një parkimi publik. Në këtë pikë duhet të rezervohet dhe hapësira për një terminal të linjave interurbane. Nga pala investitore parashikohet që në zonën qendrore, për nga shtrirja e sipërfaqes dhe nga pozicioni që lidhet direkt me aksin kryesor që është Rruga e Durrësit, të zhvillohet një qendër tregtare. Zona mendohet të bëhet edhe më funksionale me ndërtimin e një kinemaje, një parku dhe fusha sportive, një hipermarketi, fitnes, kafeteri, restorant, etj. Në këtë zonë është parashikuar dhe ngritja e një hoteli, i cili do të jetë një nga elementët identifikues më të rëndësishëm të saj. Për nga tipi i ndërtimit, këshillohet që ky hotel të vendoset në një nga zonat qendrore. Duke iu referuar rregullores së urbanistikës dhe mungesës së objekteve sociale në rajon, në këtë zonë duhet të vendosen: dy kopshte, dy çerdhe, një shkollë 9-vjeçare, një shkollë e mesme publike. Parkimi duhet të plotësojë nevojat e zonës në kuotën 100%, si dhe të sigurojë vendet e nevojshme për popullsinë që do të vizitojë këtë zonë (qendrën tregtare). Parkimi duhet të jetë nëntokësor. Në zonën e banuar do të parashikohen edhe rrugët për shërbimin e zjarrfikëseve dhe emergjencave.
Projektet e propozuara
"BLK Architects"
Kjo firmë propozoi ruajtjen e lidhjeve mes Zonës E dhe pjesës tjetër të qytetit. Zona është konceptuar si një hyrje për ata që vijnë nga veriu, duke mbrojtur pjesët e tjera lidhëse. Studio ka menduar vendosjen e përdoruesve rezidencialë, ndërsa në trafik ata sugjeruan të rrisin nivelin e Rrugës së Durrësit.
Zona komerciale do të funksionojë si zonë e hapur. Çdo pjesë do të ndërtohet me faza dhe do të përfundojë si një e tërë. Ideja e ngritjes së zonës së gjelbër mund të bëhet në pjesën e dytë të zonës rezidenciale. Ata mendojnë zhvillimin e një zone tregtare. Janë rreth 500 mijë metër katrorë, nga të cilat 280 mijë rezidencë dhe 30 mijë zona tregtare. Lartësia maksimale e ndërtimeve, 22 kate. Kullat do të vendosen paralel, pra buzë autostradës, ndërsa në brendësi do të vendosen ndërtesat e ulëta.
Projekti parashikon krijimin e bulevardeve dhe rrugëve për kalimtarët në mënyrë që të ndihet sensi i qendrës, brenda një skeme hapësirash të gjelbra.
"Design International",
"Tirana festival city" dhe "Një zemër e re për qytetin". Ishte ky propozimi i arkitektëve të kësaj studioje, duke pasur parasysh stilin e jetës në Tiranë, për të krijuar një mjedis sa më stimulues. Sipas tyre, Tirana ka një pozicion strategjik me tendencë rritjeje dhe një nga të veçantat është rruga hyrëse me dy kulla, që do sinjalizojë hyrjen drejt qendrës me krijimin e një pike fokale dhe rrugëve dytësore. Në perëndim të zonës ka një zhvillim të ri rezidencial. Godinat përqendrohen në pjesën lindore. Do të krijohet një lloj qyteti me një qendër tregtare me tiparin që të ketë një mjedis miqësor për kalimtarët. Ata sugjeruan tri ndarje zonale: zona rezidenciale, përballë Rrugës së Durrësit me markete, tregje; zona me godinat me karakter publik; zona e ndërmjetme. Risi është sheshi i festivaleve që krijon një lloj shëtitjeje kryesisht për kalimtarët dhe parashikon një qendër të tij lidhëse në skajin perëndimor. Do të ketë një godinë konferencash, një stacion autobusi, biblioteka, muzeum. Kjo studio e shikon zonën si një çelës drejt hyrjes në qytet.
"Favre & Guth"
Koncepti i kësaj firme projektimi është krijimi i një zone të dendur shkëmbimesh, kulturore, ekonomike, industriale, të cilat e ndajnë zonën në dy pjesë.
Parku i madh, që zë 40% të zonës dhe pjesa e ndërtimeve 60%.
Parku do të ketë dy ndërtesa kulturore dhe një hotel tip për zonën. Kjo studio i jep rëndësi zgjidhjes së trafikut dhe lidhjes së rrugëve me akset e qytetit.
Koncepti i qendrës tregtare është i shpërndarë. Hapësirat tregtare janë në nivelin zero dhe lidhen me katin mbi tokë në të njëjtin nivel. Ndërkohë kemi parkimin nëntokësor, që do të mundësojë lehtësimin e fluksit në nivelin mbi tokë, si dhe shpërndarjen e funksioneve me fleksibilitet.
I vetmi element në park është hoteli me 25 kate.
Ndërsa objektet e banimit janë në pjesën qendrore, objekte publike në drejtim të qytetit. Parku është i parashikuar të ketë pemë të larta dhe mendohet të jetë i lirë pa ndërtime.