E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuke në çatinë e botës. Amerikania fiton Botërorin

Ka kaluar pak më shumë se një muaj që kur, në Pekin, Kuke ka fituar medaljen e artë olimpike në Pekin. Dje në Vareze është ngjitur në çatinë e botës. 2008 është pa dyshim viti i Nikole Kuke, mbretëresha e re dhe e padiskutueshme e çiklizmit femëror, e pathyeshme dhe e kapshme. Për më tepër dje ajo ka mundur t‘i imponohet një gare në veçanti të paqartë, me një fund nervoz dhe spektakolar, që ka konfirmuar edhe vështirësitë e cirkuitit të Varezes. Ndërkohë që kanë dështuar italianet dhe kjo paraqet një të re absolute të garës për titullin kampion bote. Italianet kanë dështuar atje ku meshkujt italianë nuk kishin tradhtuar kurrë dhe për ta është vërtet një fatkeqësi, njëra prej tyre duhej të mbronte titullin e fituar edicionin e kaluar. Gara është vendosur pikërisht në kilometrat e fundit, kur kanë filluar shkëputjet. Holandezja Mariane Vos është nisur në ngjitjen e Montelos, duke tërhequr pas vetes një grup të vogël, përfshi këtu edhe Kuken, suedezen Ema Johanson, gjermanet Triksi Vorrak e Judith Arndt. Italiania Noemi Kantele nuk ka mundur t‘i bashkohet këtij grupi. Vos ka vazhduar të sulmojë në dishezë, por avash-avash fillon të del në pah lodhja e çiklistëve. E ka provuar edhe suedezja Johanson, që për një moment ka dhënë përshtypjen se mund t‘ia dalë, por në kilometrin e fundit shfaqet Kuke, që ka fituar me epërsi ndaj Vos dhe ka prerë finishin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›