Katastrofa e Ferrarit në Singapor, Alonso i pari, arratiset Hemilton
Fernando Alonso e Luis Hemilton bëjnë festë, Felipe Masa e Kimi Raikonen mjekojnë plagët. Ferrari i zhgënjyer nga gara e parë në Singapor, e para natën e Formula 1: për "Kokë kuqen" asnjë pikë për të parën herë pas 46 garave, parakalimi i menjëhershëm nga MekLaren në klasifikimin e konstruktorëve dhe Hemilton në kuotën +7 pikë nga Masa në Botërorin e pilotëve. Spanjolli feston fitoren e parë sezonale (mungonte në podin e lartë nga Monza 2007), britaniku shikon titullin e pilotëve 3 gara para fundit.
Nisja - Masa niste në "pole" dhe e mban vendin e parë, me Hemilton e Raikonen që e ndjekin. Kovalainen e Kubika preken dhe finlandezi i MekLaren humbet dy pozicione. Alonso niset mirë dhe kërcen nga vendi i 15 në të 12. Masa i largohet britanikut të MekLaren. Raikonen në fillim humbet terren, pastaj bën disa xhiro të shpejta dhe i afrohet Hemiltonit, që ka vështirësi.
Revolucioni - Gara ndryshon në xhiron e 15-të, kur Piket përplaset me murin, duke shkatërruar makinën e tij. Në pistë hyn "safety car" që i rigrupon të gjithë, duke i këshilluar të gjithë pilotët të shkojnë në bokse për furnizim dhe ndryshim gomash. Kur e bën Masa ndodh e pabesueshmja: braziliani merr "ok" nga mekanikët, por kur niset tërheq para tubin e benzinës, që mbetet e ngjitur pas makinës. Ferraristi detyrohet të ndalojë, por tubi dëmton Sutilin (i kushton një "drive through") dhe Raikonen që pret radhën për t‘u furnizuar.
Ndëshkimet - Ferrarët humbasin pozicione, duke lënë në krye Rosbergun, që në bokse me "pit lane" akoma të mbyllur dhe kjo i kushton një "stop and go" ashtu si Kubika. Në krye del Alonso, që sapo sheh pistë të lirë përpara jep kohët më të mira, duke harruar të gjithë problemet sezonale të Renaultit të tij.
Rekuperimi - Masa pas penalizmit përfundon nga fundi, vend nga ku nuk arrin të rekuperojë më. Po rikuperimet i firmos Raikonen, që falë parakalimeve dhe lojës në "pit stop", hyn në zonën e pikëve. Hemilton vazhdon i pa shqetësuar, duke u kënaqur me avantazhin ndaj braziliani të Ferrarit. Ndërsa para tij shpërthen Alonso.
Raikonen jashtë - Në xhiron e 51-të futet në pistë "safety car" pas përplasjes së Sutil me murin. Rigrupohen edhe njëherë të gjithë. Katër xhiro para fundit edhe Raikonen vendos të përforcojë katastrofën e Ferrarit: përplaset me murin dhe përfundon aty garën.
Triumfi i Alonsos - Festa është e gjitha për Alonson, që kalon i pari finishin. Rosberg mban vendin e dytë, Hemilton kënaqet me podin më të ulët dhe arratiset +7 pikë nga Masa.