E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gara për PD-në e Tiranës, Aldo Bumçi kandidat zyrtar



Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi do të jetë një nga dy kandidatët zyrtarë që do të konkurojnë për kreun e PD-së së Tiranës. Burime pranë Kryesisë së PD-së konfirmojnë se deputeti Bumçi, do të ketë mbështetjen e këtij organi vendimmarrës, për garën në parti për degën e Tiranës. Të njëjta burime thonë se Bumçi pritet të shpallet së shpejti si kandidat zyrtar për të garuar në kryeqytet. Sipas statutit të PD-së, kryesia e partisë voton dy kandidatët më potencialë të mundshëm të ardhur nga baza. Të dy kandidatët e miratuar nga kryesia do të përballen me njëri-tjetrin për të fituar postin e kryetarit të degës më të madhe të vendit. Të njëjta burime saktësojnë se deputeti Bumçi, një nga propozimet e ardhura nga baza, do të ketë mbështetjen e kryesisë për të dalë në garë së bashku me kandidatin tjetër që do të votojë kryesia. Për degën e Tiranës janë një numër i konsiderueshëm kandidates që kërkojnë drejtimin e kësaj dege. Këta pretendentë janë emra të njohur të PD-së si Besnik Mustafaj, Edi Paloka etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›