Gara për President, Nano nis takimet për mbështetje, i pari Meta
TIRANË- Ish-lideri i së majtës, njëkohësisht ish-kryeministri Fatos Nano nisi pasditen e sotme rreth orës 17:00, një takim me kreun e LSI-së Ilir Meta.
Takimi zhvillohet në Hotel ‘Rogner’, pak metra larg Kryeministrisë, ku vihet re një prezencë e madhe e mediave për shkak të rëndësisë që ka takimi, pas deklaratave të fundit të bëra ng ish-kreu socialist. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilri Meta ka mbërritur i pari në takim (rreth orës 17:00), ndërkohë pak minuta më pas ka mbërritur edhe Nano. Ende nuk dihen shumë detaje rreth arsyeve të takimit dhe temës së diskutimit mes Nanos dhe Metës, por ajo që dihet është ambicia e Nanos për kreun e shtetit, fakt të cilën e bëri dje publikisht të ditur.
Ky është takimi i parë që Nano zhvillon pas vetëshpalljes për postin e kreut të shtetit.
Ish-kryetari socialist, Fatos Nano shpalli dje publikisht kandidimin e tij, për postin e Presidentit. Nano deklaroi mbrëmjen e te enjtes, se do të paraqitet si kandidaturë në zgjedhjet presidenciale me një platformë konkrete dhe një vizion të qartë që i shërben procesit integrues të vendit. I ftuar në një emision televiziv, Nano tha se, "nuk jam kandidati më i rëndësishëm për Shqipërinë në 2012, vetë Shqipëria është kandidate shumë e rëndësishme për të fituar statusin e merituar për BE, me procesin e zgjedhjes së Presidentit".
Duke pranuar se do të dialogojë me të gjitha palët e politikës për mbështetjen e kandidaturës së tij, Nano tha se do të takohet edhe me kryeministrin Berisha, edhe me kreun e PS-së, Edi Rama,por edhe me të gjithë krerët e partive të tjera parlamentare për të kërkuar mbështetjen si kandidat konsensual. "Në raport me pamjen tradicionale të garave elektorale dhe fushatave që jemi mësuar në të kaluarën, meqënëse publiku më njeh si figurë, këtë herë kam preferuar të negocioj dhe të paraqesë nga afër për faktorët politik relevant, konceptin, vizionin dhe platformën me të cilin dua të shërbejë", -deklaroi Nano.
LAJM NE VIJIMESI
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Nano president? Berisha: Kandidati do jetë nga PD Nano: Ofrohem në garën për President, pres të flas me Ramën e Berishën