E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e taksistit, Prokuroria: “Burg përjetë” e 43 vjet e 9 muaj burg autorëve

Një burgim të përjetshëm dhe 43 vjet e 9 muaj burg. Këto janë dënimet që ka kërkuar Prokuroria e Korcës për gjashtë të pandehurit e vrasjes makabre të taksistit Fredi Talelli.
Prokuroria gjate shpalljes se pretences kerkoi denim me burg te perjetshem per ata qe e cilesoi si kryesorin në vrasjen e taksistit te pandehurin, Elkero Revani.

Prokuroria deklaroi kerkesen e saj per denimin me 25 vjet burg per te njejten akuze edhe për të akuzuarin Arnest Xhaçka. Per Kastriot Paplekën u kerkua 10 vjet burg burg, 8 vjet per Domeniko Kumrian. Ndërsa për Amarildo Selmanin 5 muaj burg dhe për Jurgen Zeqjan 4 muaj burg.
 

Taksisti Fredi Talelli, nga fshati Pilur i Devollit, u vra më 21 nëntor të vitit të kaluar në afërsi të fshatit Koritë të Pogradecit. Pasi e kanë vrarë, autorët e kanë hedhur trupin e tij anës rrugës në një kanal. Ngjarja u zbulua vetëm pasi mjeti i taksistit u gjet në një përrua në Elbasan, të cilën e kishte hedhur Domeniko Kumria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›