Vlorë, grabitja e arkës së komunës, kapet autori

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të grabitjes së arkës së komunës Hor-Vranisht.
Burime nga policia bëjnë me dije së në malet e Tepelenës është arrestuar shtetasi me inicialet S.L i cili dyshohet se ka grabitur me armë 300 mijë lekë të reja në arkën e komunës.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme ku I arrestuari, i armatosur dhe me maskë ka hyrë në ambjentet e komunës dhe pasi ka qëlluar 3-4 herë në ajër ka vjedhur paratë dhe është larguar duke marrë peng punonjësen.
Mësohet se grabitësi pasi ka përshkuar 500 metra së bashku me punonjësen e ka lënë të lirë këtë të fundit duke u larguar në drejtim të maleve.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë pas kërkimeve kanë bërë të mundur kapjen e tij.