Fanella që u solli ters Muambës dhe Morosinit
TIRANE-Një futbollist i ri frikësohet se fanella e tij është e mallkuar. Paul Dame është futbollist nga Ishujt Faroe dhe deri më tani ka patur vetëm dy gara ndërkombëtare në kategorinë e të rinjëve në vendin e tij. Ai gjatë jetës së tij ka ndëruar fanella vetëm me dy futbollistë, me Fabris Muamba dhe Pjermario Morosini, të dy futbollistët para pak kohësh patën probleme me zemrën, shkruan sot shqipmedia.
Futbollisti Muamba shpëtoi, por në dallim nga ai, Morosini kolegu i tij nuk pati fat, ai ndëroi jetë.
Paul Dame në vitin 2003 ka luajtur kundër Muambës në një turneun për të rinjë. Pas përfundimit të ndeshjes ai e ka shkëmbyer fanellën me britanikun. 5 vite më vonë e ka shkëmbyer fanellën edhe me Morosinin.
“Kjo gjë është duke më çmendur. Mundohem që ta bind veten se kjo gjë është thjesht një rastësi e tmershme. Zakonisht nuk jam prej atyre personave që kanë fatin e keq apo sjellin ters. Kjo që kam shkëmbyer fanella me ata dy duhet të jetë thjesht vetëm një rastësi, thotë Dame i cili e ka humbur fanellën e Muambës, kështu që tani e ka vetëm atë të Morosinit.
(d.b/BalkanWeb)