Gara për ambasadorë, eliminohen 99 kandidatë
Prishtinë -Në garën për ambasadorë të Republikës së Kosovës, janë eliminuar 99 kandidatë. Sipas televizionit KTV, një komision përzgjedhës në Ministrinë e Jashtme, i përbërë nga Lulzim Mjeku, Syzana Krasniqi dhe Emrush Ujkani, që të tre zyrtarë të kësaj ministrie, ka përfunduar punën për kontrollimin e dokumentacionit të 338 kandidatëve për ambasadorë.
Sipas këshilltares për media të ministrit të Jashtëm, Albana Beqiri, komisioni ka konstatuar se 99 prej tyre nuk e kanë pasur dokumentacionin e plotë.
Ndërkohë, do të formohet paneli intervistues, i cili përbëhet nga një përfaqësues i Presidencës, i Kryeministrisë, nga dy zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, njëri prej të cilëve duhet të jetë sekretari i përhershëm i Ministrisë, si edhe nga një përfaqësues i shoqërisë civile dhe një nga minoritetet, të cilët emërohen nga shefi i diplomacisë kosovare.
Gjatë ngushtimit të listës së kandidatëve deri në tre persona për çdo mision diplomatik, lista si e tillë do t’i dërgohet Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe më pas kryetari i shtetit do të përzgjedhë njërin nga kandidatët për ambasador.
Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme në kushte anonimiteti i ka thënë KTV-së se kandidatët për ambasadorë ka mundësi që në misionet diplomatike të vendosen në muajin maj ose në qershor, për shkak se kërkohet edhe pëlqimi nga shtetet përkatëse për ambasadorin.