Terral: Serbia të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
Beograd -Ambasadori francez në Beograd Jean-Francois Terral ka deklaruar se njohja e Kosovës nuk është kusht që Serbia të bëhet anëtare e BE-së, "por Serbia duhet të gjejë mënyrën që të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën për të hyrë në BE". Sipas tij, autoritetet e Serbisë, duhet të mendojnë sesi të përparojnë dialogun me Prishtinën, ndërsa u takon vendeve të BE-së të ndihmojnë në këtë proces.
"Vështirë mund të imagjinojmë që Serbia mund të hyjë në BE, dhe të ketë marrëdhënie antagoniste me Kosovën. Evropa çdo vendi të Ballkanit i ofron perspektivën e kyçjes, por politika jonë është edhe favorizimi i marrëdhënieve të mira në rajon", është shprehur ambasadori francez në një intervistë për gazetën e Beogradit "Veçernje novosti".
Terral mohoi mundësinë që Franca të ndryshojë qëndrimin në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës edhe nëse vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare i Drejtësisë do të jetë në favor të Serbisë. Duke folur për misionin e BE-së në Kosovë, ambasadori francez shprehet i kënaqur me rezultatet e EULEX-it, duke thënë se ky është një proces në vetë fillimin e tij. /qik/start/