E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indonezia do të njohë së shpejti Kosovën

Londër -Indonezia do të njohë së shpejti pavarësinë e Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidenti indonezian, Susilo Bambang Yudhoyono në Londër. “Është e mundur ta njohim pavarësinë e Kosovës shpejt", ka thënë ai gjatë një ligjërate në "London's School of Economics". "Sa i përket çështjes së Kosovës, ne e shohim atë në dy kënde: njëri është respektimi i integritetit territorial të vendeve të OKB-së dhe tjetra e drejta e kosovarëve për pavarësi si pjesë e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë", citohet të ketë thënë Yudhoyono, i pyetur nga pjesëmarrësit, bëjnë të ditur mediat britanike.

Po ashtu presidenti indonezian ka theksuar se për temën e Kosovës ka biseduar edhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon dhe presidentin Martti Ahtisaari.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›