E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajmi/Berisha: Rrogat dhe pensionet do rriten prej datës 15 korrik

03-07-2013 / Gazeta 55

Ministria e Financave: Vendimi hyn në fuqi në 15 korrik, bazuar në ligjin e buxhetit


Kryeministri Berisha ka rikthyer në vëmendjen e opinionit publik premtimin e e qeverisë së tij, për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Si një premtim i cili u kthye në një vendim të ekzekutivit, rritja e pagave dhe e pensioneve pritet që të marrë dhe qëndrimin e parlamentit të ri. Megjithatë, përtej asaj çfarë pritet, kreu i ekzekutivit ka garantuar sot përmes një mesazhi në rrjetin social “Facebook” që ky vendim do të jetësohet. “Të dashur miq, rrogat dhe pensionet do rriten. Ne mbajmë premtimet!”, shkruan Berisha në profilin e tij në këtë rrjet social. Pas postimit të Kryeministrit dhe Ministria e Financave sqaroi se lidhur me rritjen e pagave dhe pensioneve do të bëhet ashtu siç ishte parashikuar në ligjin e buxhetit. Ky vendim, sipas dikasterit të Financave, do të hyjë në fuqi në datën 15 korrik.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›