Shqipëria, me sukses provën e zgjedhjeve
Rolf Mutzenich, Zëdhënësi për politikën e jashtme i grupit parlamentar të SPD-së
Shqipëria e kaloi me sukses provën e zgjedhjeve. Kështu shprehet në një intervistë për Dojçe Vele, Rolf Mutzenich, zëdhënës për politikën e jashtme i grupit parlamentar të SPD-së. “Unë mendoj se ky rezultat zgjedhjesh, i cili u pranua edhe nga pala humbëse, këto zgjedhje të cilat rezultuan me më pak parregullsi nga sa ishte shprehur frika fillimisht, do të merren parsysh në shqyrtimin e BE-së në të ardhmen. Por ata që kaluan testin e pjekurisë ishin në radhë të parë zgjedhëset dhe zgjedhësit në Shqipëri”, thotë ai. Megjithatë, deputeti i Bundestagut shprehet se shanset që Shqipëria të marr statusin e kandidatit në vjeshtë varen nga qeveria e ardhshme dhe bashkëpunimi i saj me opozitën në çështje vendimtare për fatet e vendit.