Gara për kreun e PS-së, kandidatët nisin fushatën elektorale
Lakrori, tur takimesh me strukturat socialiste në Tiranë dhe në qytete të ndryshme të vendit
Shaban Sulçe
Nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Socialiste. Është kandidati Maqo Lakrori ai që tashmë ka nisur fushatën brenda radhëve të anëtarësisë së Partisë Socialiste, ndërkohë që të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe kryetari aktual, Edi Rama. Në fakt, fushata elektorale për kreun e Partisë Socialiste ka nisur “de jure” pas miratimit të kandidatëve dhe platformave të tyre nga ana e Kongresit të Jashtëzakonshëm të 29 gushtit. Kongresi përcaktoi gjithashtu edhe datën e zgjedhjeve. Do të jetë 26 shtatori dita në të cilën anëtarësia socialiste, me anë të parimit “një anëtar, një votë” do t’u drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur emrin e kryetarit të ri të partisë më të madhe të opozitës.
Lakrori
Kandidati Maqo Lakrori tashmë ka nisur zyrtarisht fushatën e tij për postin e kryetarit të Partisë Socialiste. Menjëherë pas shpalljes së kandidaturës dhe publikimit të platformës konkurruese, Lakrori ka nisur nga puna për realizimin e objektivit të tij: Marrjen e drejtimit të Partisë Socialiste. Ish-deputeti socialist pritet të zhvillojë sot një takim me strukturat drejtuese të PS-së për qytetin e Tiranës. Në axhendën e tij Lakrori ka planifikuar një sërë takimesh me bazën socialiste në qytete të ndryshme të vendit, ku ai do të shpalosë idetë kryesore të platformës konkurruese për postin e kreut të PS-së. Ndërkohë, bëhet e ditur se kandidati do të ketë gati edhe fletëpalosjen që do t’i shpërndahet anëtarësisë, në të cilën do të jenë të përmbledhura pikat kryesore të platformës për kreun e PS-së. Në punimet e Kongresit të Jashtëzakonshëm të PS-së Lakrori ka publikuar pesë pikat kryesore të platformës së tij. Ai tha se premtonte rikthimin e solidaritetit brenda PS-së, realizimin e një udhëheqjeje kolegjiale dhe kundërvënie ndaj kultit të individit, nevojën e rishikimit të Kushtetutës dhe organizimin e një referendumi popullor. Një tjetër pikë në platformë ishte edhe ajo e rishikimit të sistemit dhe Kodit Zgjedhor, bashkimin e së majtës dhe bashkëpunimin me forcat e djathta për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme.
Rama
Edhe kryetari në detyrë i Partisë Socialiste, Edi Rama, pritet të ndërmarrë një tur takimesh me bazën socialiste. Në fakt, Rama, në takimet që pritet të zhvillojë me anëtarësinë socialiste, ai do të shpjegojë qëndrimet politike që do të marrin organet e larta drejtuese lidhur me zgjedhjet e 28 qershorit. Rama do ta përqendrojë fushatën e tij në arsyet se përse PS-ja e konsideron rezultatin të papranueshëm dhe legjitimitetin e Parlamentit dhe të qeverisë të re si të cunguar. Por, nga ana tjetër, në këtë tur, kryesocialisti do t’i kërkojë anëtarësisë socialiste edhe votëbesimin për procesin zgjedhor të 26 shtatorit. Për Ramën kjo është hera e dytë që konkurron për kreun e PS-së sipas parimit “një anëtar, një votë”. Kryesocialisti konkurroi edhe në vitin 2007, pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Rama u përball me kandidatin Shkëlqim Meta. Në përfundim të votimit, kreu i PS-së fitoi zgjedhjet me 97% të votave.
Malaj, kandidati i tërhequr në garën për kreun e Partisë Socialiste
Ndonëse shpalli platformën konkurruese në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, në të njëjtën ditë, anëtari i Kryesisë dhe deputeti Arben Malaj u tërhoq nga gara për kreun e Partisë Socialiste. Dy ditë më parë, deputeti socialist sqaroi arsyet e tërheqjes nga ky kandidim. Ai ka renditur si arsyen kryesore rikandidimin e Edi Ramës në këtë garë, ku nuk ka ngurruar ta cilësojë këtë veprim si shprehje e mentalitetit diktatorial. Malaj ka theksuar gjithashtu se nuk mund të bëhej pjesë e një gare farsë dhe të paragjykuar. Ai shtoi se ishte tërhequr nga gara edhe për të shmangur sherret dhe përçarjet e mëtejshme në radhët e Partisë Socialiste. “U tërhoqa nga gara sepse kandidimi im do të sillte grindje brenda PS-së”, - tha Malaj. Ai ka sqaruar gjithashtu se ishte tërhequr nga gara për shkak të mungesës së vizionit për krizën ku ndodhet e majta, për shkak të mungesës së analizës së shkaqeve brenda vetë PS-së për humbjen në zgjedhje. Deputeti socialist theksoi gjithashtu se rikandidimi i Ramës e ka cenuar rëndë kredibilitetin e lidershipit aktual, ndërkohë që renditi ndër arsyet e tërheqjes edhe qëndrimin refraktar dhe gati armiqësor ndaj mendimit ndryshe në Partinë Socialiste. Malaj cilësoi si arsye në tërheqje edhe përkeqësimin e ambientit konkurrues para dhe gjatë Kongresit, si dhe hezitimin e Ramës për të ofruar bashkëpunim ndaj drejtuesve socialistë që mendojnë ndryshe.
Statuti, anëtarët e PS-së që kanë të drejtë vote në zgjedhjet për kryetarin
Sipas Statutit të Partisë Socialiste, anëtari i partisë ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet në organet drejtuese të Partisë, të propozojë dhe të propozohet kandidat përfaqësues i Partisë në organet e pushtetit legjislativ e ekzekutiv dhe të njihet me veprimtarinë e përfaqësuesve të Partisë në këto organe. Anëtari i PSSH-së është i detyruar: të bëjë pjesë në një organizatë të PS-së, të paguajë rregullisht kuotizacionin e anëtarësisë; të mos bëjë pjesë në parti të tjera politike shqiptare, brenda ose jashtë Republikës së Shqipërisë; të mos kandidojë si i pavarur ose për forcat e tjera politike dhe as të kontribuojë në favor të tyre në fushatat zgjedhore dhe të mos marrë pjesë në manifestime që bien ndesh me qëndrimin politik të partisë. Ndaj anëtarit të PSSH-së që mungon pa arsye për më shumë se 6 muaj në mbledhjen e Organizatës Socialiste, nuk paguan kuotizacionin e anëtarësisë: për më shumë se 3 muaj për anëtarin e Asamblesë Socialiste dhe të Asamblesë Kombëtare të PSSH-së; për më shumë se 6 muaj për anëtarin e partisë, shkel vendimet e forumeve, cenon rëndë normat shoqërore dhe etikën e sjelljes në raportet partiake, kandidon si i pavarur apo për forcat e tjera politike ose kontribuon në favor të tyre në fushatat zgjedhore pa autorizim të forumeve përkatëse të partisë, nuk merr pjesë në votime elektorale pa arsye të përligjura, deklaron publikisht qëndrimin kundër kandidatit përfaqësues të partisë, merren këto masa disiplinore: vërejtje, heqje e të drejtës së votimit në proceset zgjedhore në parti deri në 1 vit, çregjistrim nga partia.
Si do të bëhet procesi i votimit
Votimi do të jetë si proceset e votimit që kemi parë në zgjedhjet në Shqipëri. Në të gjitha degët e PS-së do të ngrihen komisione, të cilat do të përbëhen nga përfaqësues dhe mbështetës të kandidaturave për kreun e PS-së. Komisionet do të kujdesen për zhvillimin e një procesi normal dhe për elementet e tij, si listat e votuesve, fletët e votimit dhe numërimin e votave. Procesit të votimit do t’i paraprijë hartimi dhe verifikimi i listave të anëtarëve, të cilët do të kenë të drejtë vote. Sipas të dhënave të publikuara nga Partia Socialiste, numri i anëtarëve të saj në të gjithë vendin është rreth 60 mijë.
2 Shtator 2009