Berisha flet për shtet ligjor, por shkel Statutin e partisë së tij
Lidershipit të PD-së i ka “skaduar” mandati drejtues
Eljona Ballhysa
Prej disa muajsh lidershipi i Partisë Demokratike vazhdon të mbajë të njëjtat poste, ndonëse u ka përfunduar mandati. Kreu i qeverisë, Sali Berisha, megjithëse flet për vendosjen e shtetit ligjor, është i pari që shkel Statutin e partisë së tij dhe vendos të kyçë garën brenda radhëve të demokratëve deri në një afat të pacaktuar ende.
Zgjedhjet brenda PD-së duheshin zhvilluar në fund të muajit prill, por u shtynë për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Kreu i PD-së, Berisha, bëri të ditur një ditë më parë se zgjedhjet në PD do të nisin pasi të krijohet qeveria e re, duke mos dhënë asnjë detaj për kohën e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar. Burimet nga selia blu bëjnë të ditur se deri në fund të muajit shtator nuk ka gjasa që të hapet gara për postet drejtuese në PD dhe për rinovimin e mandatit të kryetarit të partisë, nënkryetarëve e sekretarëve të kësaj partie.
Gara
Zgjedhjet për postet drejtuese të PD-së duhej të ishin zhvilluar që në fund të muajit prill. Në bazë të Statutit të PD-së, zgjedhjet brenda partisë zhvillohen një herë në katër vjet. Zgjedhjet e fundit janë zhvilluar në prillin e vitit 2005. Pra, drejtuesit kryesorë të PD-së prej disa muajsh janë në shkelje të Statutit të partisë. Por, që të zgjidhen drejtuesit e partisë më parë duhet të zhvillohet mbledhja e Kuvendit Kombëtar. Në bazë të Statutit, në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar delegatët votojnë për programin qeverisës të PD-së, për ndryshimet në Statut dhe zgjedhin kryetarin e partisë, që në këtë rast pritet të rimandatohet sërish Berisha. Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar votohet lista që kryetari i partisë u prezanton delegatëve për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së. Kjo është një tjetër strukturë e lartë vendimmarrëse që drejton partinë në periudhën midis dy kuvendeve. Në Statut është parashikuar që Këshilli Kombëtar të mblidhet të paktën dy herë në vit, dispozitë kjo që nuk është zbatuar gjatë katër viteve të kaluara. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Kombëtar i hap rrugën zgjedhjes së anëtarëve të Kryesisë Qendrore të partisë si dhe drejtuesve kryesorë, siç janë nënkryetarët, sekretari i Përgjithshëm dhe sekretarët e tjerë funksionalë.
Postet
Sipas burimeve, kreu i qeverisë pritet që në garën për poste drejtuese të PD-së të angazhojë deputetë që nuk do të përfitojnë poste në qeveri. Burimet bëjnë të ditur se, nëse funksionarët e lartë të PD-së nuk do të kishin poste ministrore, do të ishin më të përkushtuar ndaj postit partiak dhe kjo do ta gjallëronte selinë blu gjatë katër viteve të ardhshme në pushtet. Ideja e ndarjes së posteve ministrore nga ato partiake ka filluar të qarkullojë në Partinë Demokratike fill pas zgjedhjeve lokale të vitit 2007. Deputetë të ndryshëm të PD-së deklaruan se shkak për humbjen në zgjedhje ishte mungesa e një organizimi të mirë të partisë. Sipas tyre, shkak për këtë u bë fakti që sekretarët e partisë ishin angazhuar më shumë me postin ministror, sesa me funksionin partiak. Deputetë të ndryshëm hodhën idenë e ndarjes së posteve ministrore nga ato partiake me qëllimin e funksionimit të partisë edhe gjatë viteve kur partia është në maxhorancë dhe drejton vendin. Burimet nga PD-ja bëjnë të ditur se miratimi i ndarjes së posteve do t’i shërbente shumë partisë për shkak se do të kënaqeshin “orekset” e figurave të ndryshme të PD-së që kanë ambicie për pushtet. Kështu, kryeministri Berisha, përveç disa deputetëve kryesorë që u jep portofola ministrorë, kënaq edhe deputetë të tjerë, të cilët i angazhon me poste në parti.
Qëndrimi i kreut të PD-së
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike pritet të mblidhet pas krijimit të qeverisë së re. Këtë e bëri të ditur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai u shpreh se PD-ja është parti qeverisëse dhe, si e tillë, nuk mund t’i vendosë problemet e saj të brendshme para zgjidhjes së problemeve të kombit. “PD-ja është parti qeverisëse. Si e tillë nuk mundet t’i vendosë problemet e brendshme të saj para problemeve të kombit. Pasi të finalizojë tërësisht problemin e vendosjes së qeverisë dhe në të gjitha nivelet e koalicionit, sigurisht që do të merret me zgjedhjet e saj siç i ka përcaktuar Statuti”, - është shprehur Berisha.
Kryeministri viziton Poloninë me rastin e 70-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore
Kryeministri Berisha u nis dje për një vizitë në Poloni, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e 70-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore në Poloni. Kjo ceremoni përkujtimore zhvillohet në qytetin Gdansk, qyteti-port më i rëndësishëm në brigjet e Detit Baltik, i njohur edhe si vendlindja e Lëvizjes “Solidarnost”, themeluar nga aktivisti politik i atyre viteve në Poloni, më pas President i Polonisë, Les Valesa, i cili luajti një rol madhor në fundin e komunizmit në Europën Qendrore dhe ka marrë çmimin “Nobel” për Paqen në vitin 1983. Qyteti historik Gdansk, ku do të zhvillohet ceremonia përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore, do të mirëpresë personalitetet më të larta të qeverive europiane dhe institucioneve europiane si Presidentin e Parlamentit Europian z. Jerzy Buzek, kryeministrin e Çekisë z. Jan Fisher, kancelaren gjermane znj. Angela Merkel, kryeministrin e Rusisë z. Vladimir Putin, kryeministrin e Serbisë z. Mirko Cvetkoviç, kryeministrin e Sllovakisë z.Dushan Caploviç, kryeministrin e Estonisë z. Andrus Ansip, kryeministrin e Italisë z.Silvio Berluskoni, kryeministrin e Bjellorusisë z. Siarhiej Sidorski, kryeministrin e Letonisë z.Valdis Dombrovskis, kryeministrin e Lituanisë z.Andrius Kubilius, kryeministrin e Holandës z.Jan Peter Balkenende, kryeministrin e Suedisë z.Fredrik Reinfeldt, kryeministrin e Finlandës z. Matti Vanhanen si dhe ministrat e Jashtëm të Francës dhe Britanisë së Madhe, z. Berndard Kushner dhe z. David Miliband.
2 Shtator 2009