E Diel, 1 Nëntor 2026

Gara presidenciale, tërhiqet Zaganjori

Xhezair Zaganjori / Foto arkiv

Zhezair Zaganjori, kandidati i mazhorancës për President ka deklaruar tërheqjen nga gara. Tërheqja e tij vjen në një kohë kur javën e ardhme pritet të zhvillohet raundi i tretë për zgjedhjen e kreut të shtetit. Në këtë fazë kandidati zgjidhet president edhe me 71 vota.

“Nuk jam më kandidat për raundin e katërt, nuk pranoj më të jem kandidat për raundin e katërt. Për mua ka shumë rëndësi fakti që opozita nuk ka besim tek unë, do të paragjykohet ccdo vendimmarrje, në një kohë që Shqipëria është përballë sfidave të jashtëzakonshme. Unë falenderoj ata që më propozuan, do të uroja që ky proces të mbyllej”, është shprehur Zaganjori.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›