Obama kerkon dialog me Iranin
Në video-adresimin e tij tradicional me rastin e Vitit të Ri persian, Obama ka thënë se “kjo festë vjen në kohën e tensioneve të vazhdueshme midis dy vendeve”.
Por, sipas tij, nuk ka arsye për Shtetet e Bashkuara dhe Iranin të jenë të ndarë nga njëri-tjetri.
“Nuk ka arsye që irani dhe SHBA të jenë të ndarë. Këtë vit, filmi iranian “ndarja” fitoi çmimin “Oskar” në kategorinë e filmit të huaj më të mirë. Anijet tona janë përballur me rrezikun e piraterisë. Marinarët amerikanë kanë shpëtuar qytetarë iranianë që janë marrë peng dhe që nga “Facebook” në “Tëitter”, nga telefonat tek interneti, njerëzit tanë përdorin të njëjtat mjete për të folur me njëri-tjetrin”, u shpreh ai.
Presidenti Obama në adresimin e tij tha se popullit iranian po i mohohet liria e infromacionit. Obama ka kritikuar atë që ka quajtur “perde elektronike”, të cilën Teherani e ka krijuar për të ndaluar e rrjedhjen e lirë të informacioneve dhe ideve në vend.
“Popullit iranian po i mohohet liria bazë e marrjes së informaciove që duan. Qeveria iraniane ka bllokuar sinjalet satelitore dhe ka mbyllur transmetimet televizive dhe të radiove. Qeveria censuron internetin që të kontrollojë se çfarë thotë dhe shikon populli iranian. Javët e fundit, kufizimet e internetiti janë bërë aq të rënda sa iranianët nuk mund të komunikojë lirshëm me të dashurit e tyre që jetojnë në Iran apo përtej kufijve”, deklaroi Obama.
SHBA, së bashku me fuqitë tjera të Perëndimit, i kanë vënë sanksione Iranit, për shkak të aktivitetit të tij bërthamor.
Ato druajnë se Teherani ka për synim krijimin e armës atomike, akuza që hidhen poshtë nga Republika Islamike.