E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zonja e Pare e Sirise ne listen e sanksioneve te BE-se

Bashkëshortja e presidentit sirian Bashar Al Assad është shtuar në listën e sanksioneve të Bashkimit Europian. 36 vjeçarja, e cila u rrit në perëndim të Londrës do të jetë në mesin e një numri anëtarësh të familjes Assad, të cilët do të jenë pjesë e sanksioneve nga Bashkimi Europian. Lajmin e ka bërë me dije një zyrtar - BE-së. Zyrtarët e regjimit janë përballur me ngrirjen e pasurive dhe ndalimin e udhëtimit për në BE. Mirepo nëse Asma al-Assad ende posedon një pasaportë britanike, ajo ende mund të udhëtojë në Britani, ndonëse mund të rrezikojë arrestimin për përçmim të sanksioneve të BE-së . Edhe pse për vite me radhë, bashkëshortja bukuroshe është vlerësuar me nota pozitive nga shtypi perëndimor sepse është moderne, bujare në çështjet humanitare dhe në favor të të drejtave të njeriut në mbarë botën, disa e-maile te zbuluara së fundmi bëjnë me dije se ajo është diktatorja e vërtetë e familjes.
Zonja e parë është një figurë që ka ngjallur diskutime, por e vërteta është se ajo ka qenë e dashur nga populli sirian dhe është mbështetur nga opinioni publik në tërësi. Shpesh është krahasuar me Mbretëreshën Rania të Jordanisë. Eshtë konsideruar gjithnjë si një grua karizmatike dhe e fortë, një prej atyre figurave që mund të sjellë ndryshimin e historisë.
Por erdhi një moment që diçka u prish dhe disidentët nisën të minojnë stabilitetin e saj publik. Pikërisht pas këtyre zhvillimeve Asma nisi të dalë publikisht në krah të të shoqit në momentet më të ashpra të regjimit të Assad në Siri, duke mos mbështetur më të drejtat e njeriut , krah të cilave ishte vetëm disa vite më parë.
Figura e zonjës së parë siriane ka nisur të kontestohet ashper vitin e shkuar, në fillim të "pranverës arabe". Revista "Vogue America", i kushtoi një speciale Asmës, për shkak të kritikave u detyrua të heqë materialin nga website i saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›