E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhi breshëri në Lushnje, probleme në qarkullimin rrugor

Një stuhi breshëri ka përfshirë mbëmjen e së shtunës qytetin e Lushnjes dhe rrethinat e tij. Pasi dita e parë e vitit 2010 ofroi një mot të ngrohtë dhe me diell, pasditja e 2 janarin ka qenë krejt ndryshe. Edhe pse stuhia zgjati vetëm pak minuta, shtresa e breshërit arriti deri në tre centimetra një fenomen majft i rrallë ky për zonën e Lushnjes. Ndërkaq rënia e breshërit ka sjellë mjaft probleme veçanërisht në qarkullimin rrugor për shkak të vështirësisë në pamjen e drejtuesve të automjeteve. Gjatë kësaj kohe qarkullimi në rrugët nacionale dhe autostradën Fier-Lushnje dhe Lushnje-Rrogozhinë është vështirësuar së tepërmi dhe nga uniformat e qarkullimit rrugor janë raportuar dy dalje të automjeteve nga rruga për shkak të motit, të cilat gjithsesi nuk kanë sjellë ndonjë problem për drejtuesit e automjeteve dhe udhëtarëve të tyre.
Reshjet e dendura kanë shkaktuar probleme edhe në kanalet e ujërave sipërfaqësore në qytet, por veçanërisht dëme serioze janë shkaktuar në bujqësi pasi serat për shkak të konstruktit të tyre mbajnë jo shumë peshë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›