E Shtunë, 31 Tetor 2026

Batica në Lezhë, përmirësohet situata

LEZHë- Gjendja në Ishull Shëngjin dhe Tale pas përmbytjeve nga batica e detit është drejt përmirësimit. Vënia në punë e hidrovorit në Ishull Lezhë por edhe ndërhyrja me mjete të tjera për ndërtimin e argjinaturës, kanë bërë që niveli i ujit në rrugë, toka dhe banesa të bjerë, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve. Problem mbetet ende furnizimi me energji elektrike, pasi është prerë që prej mbrëmjes së 31 dhjetorit. Një prej banorëve më të moshuar të kësaj zone thotë se prej dhjetra vjetësh nuk është përsëritur një përmbytje e tillë. Zonat më të prekura nga përmbytjet e shkaktuara nga batica e detit ishin Tale, Ishull Shëngjin dhe Kune, ndërsa meteorologët parashikojnë se moti nuk do të jetë shumë favorizues as në ditët e ardhshme.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›