E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramsh, 3 komuna të bllokuara nga bora

GRAMSH- Ulja e temperaturave ka rikthyer reshjet e borës në disa zona të vendit. Reshjet e dendura të borës kanë bllokuar edhe 3 komuna në rrethin e Gramshit, në lartësinë 600 metra mbi nivelin e detit. Tre komuna janë bllokuar plotësisht që prej ditës së djeshme. Mësohet se trashësia e dëborës në këto komuna arrin në 80 cm. duke vështirësuar komunikimin dhe qarkullimin e banorëve.Fshatrat e bllokuar janë Rovie, Grabov Lart, Sojnik, Lenie. Këto fshatra ndodhen plotësisht të izoluara që prej ditës së djeshme.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›